Hani i Elezit 29.03.2011
Një fshat i vogël , një shkollë e vjetër me kujtimet e një ngjarje tragjike 10 vite më parë.
Ky është fshati Krivenik ,fshat në kufi me IRJ të Maqedonisë i cili pikërisht me 29 Mars 2001 pa mëshirë ishte granatuar nga forcat e ushtrisë Maqedone gjatë kohës së konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.
Dhe viktima ,kush tjetër pos civil të pafajshëm dhe atë 4 të vdekur e shumë të plagosur.
Pikërishtë oborri i shkollës ishte ndoshta caku ,por edhe skema më tragjike e ngjarjes… dhe në përpjekje që të shpëtoj nxënësit , bie mësuesi i shkollës Ilaz Thaçi ,ushtarë i UÇK-së.
Sot para përmendores së tij ,në oborrin e shkollës ku edhe është zhvilluar kjo ngjarje .ekzekutivi i Komunës së Hanit të Elezi me në krye Kryetarin Rufki Suma dhe stafin e tij,si dhe mësues ,nxënës e qytetarë vendosën buqetë lulesh dhe u përkulen para veprës së këtij dëshmori.
Që kjo ngjarja të merr edhe përmasa ndërkombëtarë ishte edhe vrasja e gazetarit të njohur anglez Karen Lewton,por fatkeqësisht edhe pas 10 viteve kjo ngjarje asnjëherë nuk u ndriçua dhe as së paku nuk është kërkuar falje nga pala Maqedone.
Zyra për Informim