Komiteti për Politik dhe Financa e komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2014. Me punën e KPF-së udhëhoqi kryesuesi i kuvendit të komunës,Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent nënkryetari i komunës Menduh Vlashi dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.
Komiteti për Politik dhe Financa për rendë të punës shqyrtoi:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Shqyrtimi i planit të punës së komitetit për komunitete për vitin 2014.
- Shqyrtimi i planit të punës së tri Komiteteve Konsultative për vitin 2014.
- Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për bursa për studentët në komunën e Hanit të elezit .
- Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për javën kulturore 2014 në komunën e Hanit të Elezit.
- Shqyrtimi i kërkesës së ’’Sharrcem sh.p.k për ndrrim të përkohshëm të destinimit të tokës në zonën kadastrale të fshatit Dimcë.,
- Shqyrtimi i kërkesës së ’’Sharrcem" sh.p.k për ndrrim të përkohshëm të destinimit të tokës në zonën kadastrale Paldenicë.
- Shqyrtimi i kërkesës së ’’Sharrcem" sh.p.k për eksploatimin e gurit gëlqeror në zonën kadastrale Seçishtë.
- Shqyrtimi i propozim vendimit për mënyrën e llogaritjes dhe lartësinë e kompensimit për pranim teknik të objekteve ndërtimore.
- Shqyrtimi i revidimit të vendimit 01 Nr.259/02 dhe kontratës mbi ndërtim Nr.790/02 të lëshuar nga komuna e Kaçanikut.
- Shqyrtimi i kërkesës së z.Nuredin Qupi për shfrytëzimin e tokës bujqësore.
Pas diskutimeve dhe vlerësimeve paraprake të pikave të rendit të ditës dhe me disa vërejtje e propozime në disa nga pikat e propozuara KPF-ja vendosi që të përcjellë për shqyrtim këtë rendë të punës në seancën e radhës të kuvendit të komunës.
Zyra për Informim