Hani i Elezit 23.05.2013
Inciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, të Premtën, me datë 24 Maj do të filloj aksionin për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat.
Në orën 10:00 – bëhet hapja zyrtare e aksionit të pastrimit në tërë Kosovën, ku hapjen e aksionit nëpër Komunat e Kosovës e bëjnë kordinatoret e grupeve lokale së bashku me institucionet lokale, organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë nëpër komunat përkatëse.
Në komunën e Hanit të Elezit hapja zyrtare e aksionit 24 Maj do të bëhet në aksionin për pastrimin e deponive ilegale e cila ndodhet në fshatrat Gorancë, Paldenicë, si dhe deponin te Uji i Thartë, kështu u dakorduan në takimin e përbashkë të instucioneve relevante të komunës së Hanit të Elezit.
Drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike, Rufat Shkreta për të koordinuar aktivitetet për agjendën e Aksionit “ Ta pastojmë Kosovën” pati takim me grupin punues ku pjesmarrës ishin drejtoritë përkatëse të Shëndetësisë, Arsimit, Urbanizmit,Administratës Komunale, Policisë së Kosovës, Komuniteti i Biznesit,përfaqësues të OJQ-ve , Bashkësisë Islame si dhe kordinatorët Lokal të këtij aksioni.
Në takim u bashkërenduan aktivitetet për zhvillim sa më të suksesëshë të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” e cila ka karakter gjithëkombëtarë.
Pjesmarrësit e takimit u dakorduan që të kontribuojnë në masovizimin e këtij aktivitet si dhe identifikuan zonat ku duhet të përqëndrohen ky aksion.
Gjatë ditës do të ketë kontakt të vazhdueshëm me të gjithë koordinatorët e grupeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe vazhdimisht do të marrin të dhëna se sa pjesëmarrës do i bashkangjiten aksionit, numrin e deponive te pastruara si dhe për gjithë ecurinë e ditës së aksionit.
Iniciativa “ Ta Pastrojmë Kosovën ” – bënë ftesë dhe mirëpret angazhimin sa më të madhë të qytetarëve në aksionin e 24 Majit me shpresë që do të japim të gjithë së bashku kontributin për të ndërruar imazhin e vendit sa i përket ambientit, dhe të jetojmë në një vend të pastër.
Zyra për Informim