Me qëllim të planifikimit sa më të mirë dhe adresimit sa më të saktë të të gjitha obligimeve nga agjenda evropiane, për vitin 2015 komunën e Hanit të Elezit e vizitoj Rozafa Ukimeraj Udhëheqëse e Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ekipi i MAPL-së u prit në takim të përbashkët nga kryetari i Komunës Rufki Suma, Nënkryetari Menduh Vlashi dhe drejtorët e drejtorive të komunës së Hanit të Elezit.
Ky takim është realizura në vazhdën e përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet nga agjenda evropiane që janë përfshirë në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA).
Duke pasur parasysh rolin e komunave në procesin e integrimit Evropian dhe me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit sa më efektshëm ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe me qëllim të lehtësimit të këtij procesi, MAPL, ka përmbledhur në një dokument unik, të gjitha detyrimet që dalin nga procesi i stabilizim asociimit, adresimin e sfidave nga raportii progresit; obligimet nga dialogu i liberalizimit të vizave dhe takimet sektoriale në kuadër të procesit të stabilizim asociimit dhe bashkërisht për të hartuar draftin e planit të veprimit komunal për MSA.
Prandaj, me qëllim të planifikimit sa më të mirë dhe adresimit sa më të saktë të të gjitha obligimeve nga agjenda evropiane, për vitin 2015, në takimin e përbashkët me Drejtorët e Drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezitj, është shqyrtuar drafti i PVMSA-së për Komunën e Hanit të Elezit dhe u adresuan detyrat për tu finalizuar sa më mirë ky dokument.
Nga viti i kaluar, Komuna ka raportuar në baza tremujore lidhur me obligimet nga agjenda Evropiane, prandaj një praktike e njëjtë do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti ku MAPL, përmes Zyrtarëve të integrimeve Evropiane, përcillen të gjitha informatat e duhura nga komunat të cilat pastaj dërgohen tek Ministria e integrimit Evropian të cilat raporte rregullisht adresohen tek Komisioni Evropian dhe të njëjtat reflektojnë në përmbajtjen e dokumenteve vlerësuese të BE-së për Kosovën.