2. Dokumentet e nevojshme për konkurrim
Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale, duhet të paraqesin këto dokumente:
Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
Certifikatën e lindjes.
- Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve
Paraqitja e dokumenteve për gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2012/13, bëhet më datën 12, 13 dhe 16 korrik në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8.00-16.00.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me datën 17.7.2012.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 18.7.2011.
Kandidati i refuzuar dhe i cili dyshon se i janë shkelur kriteret e regjistrimit ka të drejtë, brenda 24 orëve, nga koha e shpalljes së rezultateve t’i paraqes ankesë drejtorisë së shkollës, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në raste të jashtëzakonshme edhe MASHT – komisionit për ankesa.
A. Kriteret për regjistrim
Nxënësi për regjistrim në klasën e 10-të duhet t’i plotësojë këto kritere:
1. Suksesi nga shkollimi i obliguar (25%) 25 pikë
2. Suksesi nga lëndët prioritare në test (15%) 15 pikë
3. Numri i pikëve nga testi (60%) 60 pikë
4. Suksesi në notat e lëndëve prioritare mesatarja së paku 4 (katër)
Nxënësi maksimalisht mund t’i fitojë 100 pikë.
1. Nxënësi nga suksesi i përgjithshëm i shkollimit të obligueshëm (kl. 6,7,8,9) mund t’i fitojë maksimalisht 25 pikë.
2. Nxënësi nga suksesi i përgjithshëm i lëndëve prioritare, maksimalisht mund t’i fitojë 15 pikë (p.sh 3 lëndë të profilit të caktuar shumëzohet më mesataren e notave të kl. 6 – 9 të (5+5+5+5) = 20; 20 : 4 = 5)
Kur në profilin e caktuar kërkohen vetëm dy lëndë atëherë: 2 X 5 = 10 në këtë rast vlera e fituar shumëzohet me 1.5.
3. Kriteri i suksesit të notave në lëndët prioritare për drejtimet përkatëse:
- Gjimnazi i përgjithshëm – Mesatarja e lëndëve: gjuhë amtare dhe matematikë së paku duhet të jetë 4 (katër)
- Gjimnazi i gjuhëve – Mesatarja e lëndëve: gjuhë amtare dhe gjuhë angleze, së paku duhet të jetë 4 (katër)
- Gjimnazi i shkencave natyrore – Mesatarja e lëndëve: fizikë, kimi, biologji së paku duhet të jetë 4 (katër), ky kriter vlen edhe për të gjitha profilet e shkollës së mjekësisë.
- Gjimnazi i shkencave shoqërore – Mesatarja e lëndëve: histori, gjeografi, edukatë qytetare së paku duhet të jetë 4 (katër)
- Gjimnazi matematikë – informatikë – Mesatarja e lëndëve: matematikë, teknologji informative së paku duhet të jetë 4 (katër)
B. Përmbajtja e testit – numri i kërkesave (pyetjeve) sipas lëndëve:
I. Gjimnazi i gjuhëve
1. Gjuhë shqipe 20 pikë
2. Gjuhë angleze 5 pikë (Gjithsej 25 pikë)
II. Shkencat shoqërore:
1. Gjeografi 10 pikë
2. Histori 10 pikë
3. Edukatë qytetare 5 pikë (Gjithsej 25 pikë)
III. Matematikë – informatikë
1. Matematikë 20 pikë
2. Informatikë 5 pikë (Gjithsej 25 pikë)
IV. Shkencat natyrore:
1 Fizikë 9 pikë
2. Kimi 8 pikë
3. Biologji 8 pikë (Gjithsej 25 pikë)
4. Renditja e lëndëve me prioritet sipas drejtimeve të gjimnazeve:
I. Gjimnazi i përgjithshëm:
1. Të gjitha pikët e fituara nga testi. 100 x 0.6 = 60 pikë
Totali = 60 pikë
II. Gjimnazi matematikë- informatikë:
1. Matematikë- informatikë 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Shkencat natyrore 25 25 x 0.6 =15 pikë
3. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkencat shoqërore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
III. Gjimnazi shkencat e natyrës:
1. Shkencat e natyrës 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Matematikë – informatikë 25 25 x 0.6 = 15 pikë
3. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkencat shoqërore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
IV. Gjimnazi i gjuhëve:
1. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Shkenca shoqërore 25 25 x 0.6 =15 pikë
3. Matematikë – informatikë 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkenca natyrore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
V. Gjimnazi shoqëror:
1. Shkenca shoqërore 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 0.6 = 15 pikë
3. Matematikë – informatikë 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkenca natyrore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
Kriteri i lëndëve prioritare nga testi për gjimnaze dhe shkolla të mesme të mjekësisë është minimumi 40% ose 10 pikë.
P.sh. Pikët (Fizikë + Biologji + Kimi) = min.10 pikë
Pikët ( Matematikë + T. informative) = min. 10 pikë
5. Renditja e lëndëve me prioritete sipas profileve në shkolla profesionale
I. Shëndetësi, Bujqësi dhe Veterinari
1. Shkencat natyrore 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 0.6 = 15 pikë
3. Matematikë – informatikë 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkencat shoqërore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
II. Makineri, Elektroteknikë, Gjeodezi, Ndërtimtari, Xehetari, Gjeologji, Grafikë dhe Komunikacion, Kimi – Teknologji
1. Matematikë – informatikë 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 0.6 =15 pikë
3. Shkenca natyrore 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkenca shoqërore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
III Ekonomi
1. Matematikë dhe informatikë 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 0.6 = 15 pikë
3. Shkenca shoqërore 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkencat natyrore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
IV. Juridik
1. Shkencat shoqërore 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 0.6 = 15 pikë
3. Matematikë- informatikë 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkenca natyrore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
V. Tregti, Hotelieri dhe Turizëm
1. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Shkenca shoqërore 25 25 x 0.6 = 15 pikë
3. Matematikë informatikë 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkenca natyrore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
VI. Shkollat Artistike
1. Gjuhë amtare dhe gjuhë angleze 25 25 x 1.2 = 30 pikë
2. Shkenca shoqërore 25 25 x 0.6 =15 pikë
3. Matematikë – informatikë 25 25 x 0.4 = 10 pikë
4. Shkenca natyrore 25 25 x 0.2 = 5 pikë
Totali = 60 pikë
VII. Kriteret specifike për regjistrimin në shkolla të muzikës
a. Drejtimi pedagogjik – profili bashkëpunëtor muzikor:
Nxënësi duhet ta ketë të përfunduar shkollimin e obliguar (kl. IX) dhe testin kombëtar;
b. Drejtimi instrumental:
Nxënësi duhet ta ketë të përfunduar shkollimin e obliguar (kl. IX) dhe shkollën e ulët të muzikës (kl.I-VII);
c. Në klasën e VII të shkollës së muzikës mund të regjistrohen vetëm nxënësit që kanë përfunduar shkollën e ulët të muzikës (kl.I-VI).
e. Të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasën e dhjetë – duhet t`i nënshtrohen provimit pranues nga komisioni i shkollës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”,”serif”;}
Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale, për vitin shkollor 2012/13, mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.
Nxënësit, të cilët e kanë mbaruar klasën e 9- të jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MASHT dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim.