Me qëllim të sigurimit të informacioneve të sakta rreth gjendjes së resurseve pyjore në komunën e Hanit të Elezit si dhe këto informata të jenë në vazhdimësi në dispozicion, sot kryetarit të Komunës z.Rufki Suma iu dorëzua “Plani i Menaxhimit me Pyje 2016-2025” –Njësia Menaxhuese Uji i Bardhë.
Këtë dokument kryetarit Suma ia dorëzuan z.Bekim Topalli –Drejtorë i Drejtorisë Koordinuese të Agjencionit të Pyjeve, z.Zahir Maloku dhe z.Bajram Spahiu –Inspektorë Qendrorë të Pylltarisë.
Në takim u tha se këto informacione do të sigurojnë të dhëna për monitorim të resurseve pyjore, dhe planifikim strategjik në mënyrë që të ruhen dhe të shfrytëzohen produktet drusore në harmoni me zhvillimet e bazës së resurseve pyjore”.