Edhe këtë vit, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, komuna jonë prezantohet në eventin dyditor më të madh që i përket fushës së turizmit, duke shpalosur pikat historike, potencialet zhvillimore dhe trashëgiminë natyrore që posedon vendi!
Futbolli, volejbolli, mundja, karate e kultura ishin pjesë e sektorit të Sportit në të njejtin event!
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport siguroi që gjithpërfshirja të ishte pjesë e ngjarjes me qëllim të shpalosjes së talentëve që vendi ynë ka!
Promovimi i vlerave që ka vendi ynë, u realizua përmes bashkëpunimit të Komuna Hani i Elezit dhe Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit – Tourism & Sport.