Për të shprehur nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe, kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me një delegacion nga Komuna e Hani të Elezit vizituan sot Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Ata më këtë rast vendosën lule dhe u përkulë para veprës dhe sakrificës të familjes Jashari. Në shënimin e 18 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, dhe në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, delegacion nga komuna e Hanit të Elezit vizituan edhe familjen Jashari.
Delegacioni nga komuna e Hanit të Elezit u prit edhe në Kullën e Familjes Jashari nga z.Rifat Jashari.
Me këtë rast në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit Kryetari i Komunës Rufki Suma shprehu respektin e lartë të qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit për sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar dhe të familjes Jashari.
Epopeja e UÇK-së bashkoi të gjithë shqiptarët për çlirimin e Kosovës, dhe në kujtim dhe nderim të të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, delegacioni i komunës së Hanit të Elezit vizituan edhe Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës ku vendosen buqetë me lule .

