Komuna e Hanit të Elezit shënon Ditën e Dëshmorëve të Hanit të Elezit”, ditë homazhi e përkujtimi për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së të trevës së Hanit të Elezit.
Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Puset e Nikës, përfaqësues të institucioneve publike, shoqatave të dala nga lufta, subjekteve politike pjesëtarë të FSK-së, Policisë së Kosvës e shumë qytetarë u përkulën dhe vendosën buqetë lulesh, për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe të Familjeve të tyre .
Manifestimi me rastin e “Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit” u mbajt në shtëpinë e kulturës ,,Imri Curri“ në Han të Elezit
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Komunës Rufki Suma.
Ai tha se Komuna e Hanit të Elezit sot shënon Ditën e Dëshmorëve, kujton 29 Gushtin e vitit 1999 kur në Puset e Nikës ishin tubuar mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare për t’i rivarrosur dëshmorët e rënë në fronte të ndryshme të luftës së UÇK-së.
Dëshmorët kishin një ideal, ata ranë për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, nën flamurin e UÇK-së flamurin kuq e zi dhe shqiponjën dy krenare .
Dëshmorët e bënë punën e tyre dhe gjaku i tyre na obligon për të përmbushur amanetin e tyre,
Ne duhet të punojm dhe të ecim përpara, por asnjëher duke mos harruar të kaluarën tonë që të mos na përsëritet historia, tha kryetari i komunës Rufki Suma.
Në 17 vjetorin e rënies së dëshmorëve, autori Shaban Çupi, në përkujtim të veprës së pavdekshme të dëshmorëve të komunës së Hanit të Elezit, ka botuar poemën »Nga gjaku i tyre rrjedh liria«.
Në fjalën e tij, autori Shaban Çupi tha se është nder i madh që pikërisht me 29 Gusht në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Hanit të Elezit të bëhet përurimi i poemës kushtuar dëshmorëve të kësaj komune “Nga gjaku i tyre rrjedh liria”
Ai tha se, ne bashkëkohanikët dhe bashkëluftarët e dëshmorëve duhet ti kujtojmë dhe rikujtojmë ata që i dhanë shumë atdheut, më të shtrejtën e tyre,dhanë jetën.
Krahas nesh po rritet një brez i ri, brez i lirisë,i cili nuk e ka përjetuar luftën dhe ky libër u dedikohet atyre që të mësojnë për Luftën e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve të trevës tonë tha z.Çupi.
Në emër të familjeve të dëshmorëve, të pranishmit i përshëndeti Sevërgjane Vila, vajza e Dëshmorit Imer Vila.
Për nder të kësaj dite, Shoqëria Kulturo-Artistike “Sharri “ nga Hani i Elezi është prezentuar me një program artistik.