Komuna e Hanit të Elezit shënon Ditën e Dëshmorëve të Hanit të Elezit”, si ditë e homazhit në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Puset e Nikës, ku përfaqësues të institucioneve, shoqatave të dala nga lufta, subjekteve politike e shumë qytetarë përkulën dhe vendosin buqetë lulesh, për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe të Familjeve të tyre .
Manifestimi me rastin e “Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit” u mbajt para shtëpisë së kulturës ,,Imri Curri“ në Han të Elezit ku ishin tubuar ish ushtarë dhe invalidët e UÇK-së, Familjet e Dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së për të vazhduar më pasë me Manifestimin qendrorë – Akademinë Përkujtimore e cila u mbajtë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Të pranishëm në këtë Akademi Përkujtimore ishin Familjet e Dëshmorëve të kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi ministra, zv.ministrat të Qeverisë së Kosovës, kryetarë të komunave, përfaqësuesit e FSK-së, Policisë së Kosovës, dhe shumë qytetarë të komunës së Hanit të Elezit
Pas Intonimit të Hymnit Kombëtarë nga ish pjestarët e UÇK-së të Hanit të Elezit dhe një minutë heshtje për të nderuar Dëshmorët e Kombit, të pranishmëve duke ju dëshiruar mirëseardhje në këtë ditë të rëndësishme për komunën e Hanit të Elezit kryetari i komunës Rufki Suma tha;
Të nderuar dhe të respektuar pjesëmarrës të kësaj Akademie!
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të komunës së Hanit të Elezit të ju përshëndes dhe të ju dëshiroj mirëseardhje ne ketë manifestim tematik e kulturor, që i kushtohet Dëshmorëve të Kombit nga komuna e Hanit te Elezit. Ju me praninë Tuaj po e nderoni luftën e lavdishme të UÇK-së, e në veçanti nderoni familjet e dëshmorëve të kombit.
Fillimisht dua të përshëndes të gjithë ata që më së shumti dhanë për këtë ditë, Familjet e Dëshmorëve të kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së. Përshëndesim simbolin e rezistencës kombëtare bacin Adem Demaçi i cili na nderoi me praninë e tij, përshëndes ministrat, zv.ministrat, deputetët e Parlamentit te Republikës së Kosovës, kryetarë të komunave, përfaqësuesit e FSK-së, Policisë së Kosovës, doganat e Kosovës, nxënës e arsimtar, mjek, punëtorë e pensionistë e gjithë juve të nderuar qytetar që keni ardhur nga vise te ndryshme të Kosovës e më gjerë për të shënuar bashkërisht këtë datë të rëndësishme për Hanin e Elezit.Komuna e Hanit të Elezit sot shënon Ditën e Dëshmorëve, kujton 29 gushtin e vitit 1999 kur në Puset e Nikës ishin tubuar mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare për t’i rivarrosur dëshmorët e rënë në fronte të ndryshme të luftës së UÇK-së.
Nga ajo datë, 29 gushti është shënuar si Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit, datë e cila është radhitur në kuadër të festave zyrtare të komunës së Hanit të Elezit.
Tetë dëshmorëve të UÇK-së, të cilët pushonin të qetë në kompleksin memorial të varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës, nga viti 2001 i janë bashkuar edhe 5 dëshmorë të tjerë të kësaj ane të Kosovës të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Të respektuar të pranishëm, dëshmorët kishin një ideal, ata ka rënë për çlirim dha bashkim të gjitha trojeve shqiptare, ata kishin luftuar nën flamurin e UÇK-së, flamurin kuq e zi dhe shqiponjën dy krenare.
Dëshmorët e bënë punën e tyre, gjaku i tyre u bë dritë, gjaku i tyre na obligon që ne të punojmë për të mirën e vendit, sepse vetëm duke punuar, dhe duke mos e harruar për asnjë çast gjakun e derdhur për liri ne do ta përmbushim amanetin e tyre.
Duhet të punojmë dhe të ecim përpara, por asnjëherë nuk do ta harrojmë të kaluarën tone sepse nëse e harrojmë atë çka ka ndodhur para 15 viteve, historia lehtë mund të na përsëritet dhe mjerisht ajo na u ka përsëritur sa e sa herë. Andaj, kësaj radhe nuk do të lejojmë të na kthejnë prapa, sepse mjaft kemi derdhur gjak e kemi sakrifikuar nga brezi në brez deri në ditët tona.
Të nderuar të pranishëm, populli shqiptar, pa dallim krahine doke e feje, ishte i bashkuar si asnjëherë më pare për çlirimin e trojeve shqiptare, jo vetëm ata që ranë me pushkë ne dorë, por të gjithë ata që në mënyra te ndryshme kontribuuan që ne sot te jemi te lire e te pavarur, por jo ashtu siç e dashen dhe për çka u derdh gjaku.
Vendi ynë si kurrë më parë ka nevojë për forca të bashkuara, për përparime të reja, për zhvillim edhe më të hovshëm, dhe për ta arritur këtë, vazhdimisht duhet ti kujtojmë ata që ranë për një ditë më të mirë, për ditët që ne po i gëzojmë sot, e ata janë Dëshmorët e Kombit.
Kjo është dëshmia më i mirë se shqiptarët gjithnjë kanë qenë dhe duhet të jenë të bashkuar dhe se nuk do të na ndaj askush as me gur e as me kufij, jemi një popull, kemi një gjuhë e një kulturë, një histori e një Flamur, kemi një tokë e një emër ,,Shqiptarë” dhe një atdhe që quhet Shqipëri.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dëshmorët tha kryetari Suma
LAVDI dëshmorëve, martirëve dhe gjithë të rënëve për Liri, nderim luftëtarëve,
Urime gjithëve Dita e Dëshmorëve.
Veprimtari i çështjes kombëtre, Adem Demaçi duke marrë fjalën tha se kohët e fundit nuk po më japin shumë hapësirë në media që të shprehi mendimet e mija. Por unë do vazhdojë të flas sa herë që më ipet rasti dhe do të flasë në emër të dëshmorë sa herë që përkujtohen dëshmorët të cilët me vetëdije ranë për lirinë dhe për të drejtën e gjithë njerëzimit dhe të popullit tonë.“ Lufta jonë që u bë me gjak dhe sakrifica të mëdha ende nuk ka përfunduar. Tash duke përkujtuar vazhdimisht heronjtë e dëshmorët tanë, të mos e harrojmë të kaluarën, që të dimë se kush kemi qenë , duhet të përpiqemi që ta bindim Evropën, të bindim botën se ky popull ka të drejt të jetë i barabartë me popujt tjerë dhe që do të jetë i barabartë me popujt tjerë”. “Rruga e lirisë është larë me gjak, nuk na e fali askush, është e vërtetë që na ndihmuan, por na ndihmuan kur e panë që kemi vendosur që të luftojmë e të farohemi deri në një e të mos e pranojmë robërinë”.Guximi i shfaqur, heroizmi i treguar i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vepër unikate dhe në saje të këtij guximi, heroizmi dhe gatishmërisë për flijim, tha z.Demaçi.
Një prej figurave më të rrëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku aktualisht Ministri i FSK-së,tha se ndjehet veçanërisht i nderuar të jetë pjesmarrës i kësaj Akademie përkujtimore që i kushtohet Dëshmorëve të Kombit nga komuna e Hanit te Elezit. Ministri Çeku tha se kontributi i ushtarëve të Brigadës 164 të Hanit të Elezit ishte historike në zhvillimet e përgjithshme të luftës së UÇK-së në Kosovë.Duke vepruar në rrethana jashtëzakonisht të vështira luftarët e kësaj brigade u përballën me forca jashtëzakonisht të mëdhe të okupatorit të koncentruara në atë zonë, kontribuan në mbajtjen të hapur kufirin për furnizime, kontribuan në mbrojtjen e civilëve si dhe bartjen dhe përcjelljen e shumë e shumë ushtarëve të UÇK-së. Unë personalisht për harë të parë kur jam takuar me UÇK-në jam takuar me Komandant Rufki Sumën dhe për atë kohë sa kam qëndruar kam pasë rastin që të takohem me një ushtri të vërtet dhe gatishmërin e tyre që të sakrifikohen për kauzën e lirisë.
Duke evokuar për kohën e luftës dhe pas sajë, Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, Kryetarin Rufki Suma e quajti Hero të luftës dhe Hero të ndërtimit të pas luftës.Lufta e UÇK-së ka pasë shumë Komandant, por as njëri prej tyre nuk ja arriti që edhe pas 15 viteve të mbetet komandantë edhe sot e kësaj dite për të gjith bashkëluftarët e tij, të mbetet pranë familjeve të dëshmorëve dhe ti nderoj me këso Akademije prej së cilës të gjithë duhet të marrim mësime tha z.Çeku.
Në emër të Familjeve të Dëshmorëve të pranishmit e përshëndeti Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Xhavit Jashari.Ai tha se sot në këtë Akademi përkujtimore nuk po nderojmë vetëm Dëshmorët e Komunës së Hanit të Elezit, por të gjithë Dëshmorët kudo që kanë rënë sepse ata kanë pasë një qëllim, lirimin dhe bashkimin e atdheut të tyre as të madhe as të vogël por një Shqipri reale.Liria është e qëndrueshme atëherë kur fitohet me gjakun tonë dhe mendoh se deri këtu kemi arritur ta fitojmë me gjakun tonë, por a e kemi realizuar amanetin e dëshmorëve tanë, unë mendoj se jo.Duhet të jemi të përgjegjshëm të gjith ne por edhe ata që po udhëheqin me politikën sot se dëshmorët nuk i takojnë as një partie politike as politikës ditore.Edhe ne si popull një ditë duhet të jetojmë me të drejtën tonë historike si popull i bashkuar tha z. Jashari.
Akademia përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit nga komuna e Hanit te Elezit u përmbyll me program muzikorë ku me pika të përzgjedhura u prezantuan solisti Milaim Mezini dhe anëtarët e SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit
Zyra për Informim