Për të shprehur nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe, kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me një delegacion në përbërje të të cilit ishin ish ushtarët e UÇK-së dhe FSK-së vizituan sot Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Ata më këtë rast vendosën lule dhe u përkulë para veprës dhe sakrificës të familjes Jashari. Në shënimin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, dhe në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit delegacion nga komuna e Hanit të Elezit vizituan edhe familjen Jashari.
Delegacioni nga komuna e Hanit të Elezit u prit edhe në Kullën e Familjes Jashari nga Murat Jashari, pasardhës i familjes legjendare Jashari.
Me këtë rast në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit Kryetari i Komunës Rufki Suma çmoj lartë sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar dhe të familjes Jashari. Epopeja e UÇK-së bashkoi të gjithë shqiptarët për çlirimin e Kosovës,dhe në kujtim dhe nderim të të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, delegacioni i komunës së Hanit të Elezit dhe të Shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’ vizituan edhe Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës ku vendosen buqetë me lule.
Manifestimin me rastin e shënimit të ditëve “Epopeja e UÇK-së” u kurorëzua me ngjarjen ndarjes së mirënjohjes për shtetin shqiptarë “Faleminderit Shqipëri”, ngjarje kjo ku i ftuar i veçantë ishte ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Qemail Minxhozi.
Në hapjen e kësaja ngjarje të pranishmëve në Shtëpin e Kulturës “Imri Curri” i pari iu drejtua Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” z.Agim Rexhepi. Ai tha se organizimi i këtij evenimenti Politiko-Kulturorë nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Shoqatës“Miqtë e Amerikës” është respekti, falënderimi për gjith ato shtet që kanë ndihmuar popullin e Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës në aspektin kulturorë, sportiv, ekonomik e politik.
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” z.Agim Rexhepi me këtë rast shprehu mirënjohje të lartë për Kryetarin e Komunës Rufki Suma për përkrahjen e pa reserve të këtij manifestimi.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit të ju urojë mirëseardhje në manifestimin me rastin e shënimit të ditëve “Epopeja e UÇK-së” dhe aktit e ndarjes së mirënjohjes për shtetin shqiptar.-“Faleminderit Shqipëri”
Me rastin e tri ditëve të Epopesë së UÇK-së, në përkujtim të Legjendarit, Adem Jashari, jasharëve dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit, ju kemi ftuar për të reflektuar e për të falënderuar të gjitha ata që kanë dhënë kontribut në dobi të kombit e Atdheut, në çlirimin e trojeve të Shqipërisë.
Sot në 17-vjetorin e rënies së Jasharëve në altarin e lirisë, nuk ka si të mos na kujtohet edhe kthimi i Skënderbeut në Krujë, në vitin1443 dhe rezistenca mbinjerëzore e shqiptarëve kundër Perandorisë më të fuqishme të kohës, na kujtohen kryengritjet e pandërprera kundër pushtuesve, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e viteve 1878-1881, kryengritjet e viteve 1910-1912.
Asokohe, në këto anë, kishte depërtuar me divizionin e tij edhe një gjeneral famëkeq serb, i quajtur Gjeneral Jankoviq, i cili kishte masakruar në masë popullatën civile të kësaj ane dhe në kujtim të barbarive të tij kundër shqiptarëve, Serbia lokalitetin tonë e kishte emërtuar, Gjeneral Jankoviq, edhe pse këtu, kurrë nuk pati ngulur këmbë sllavi, janku, turku apo bullgari. Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe dëbimin e ushtrisë dhe policisë vrastare të Beogradit nga trojet tona, edhe me ndihmën e miqve tanë, serbëve ua dhamë për ta marrë me vete edhe emrin e gjeneralit kriminel Jankoviq dhe vendit tonë njëherë e përgjithmonë ia kthyem emrin e vërtetë, emrin e Hanit të Elezit, e bashkë me këtë ia kthyem edhe lirinë e dinjitetin e nëpërkëmbur, falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të UÇK-së dhe të gjithë martirëve të kombit.
Të arriturat e deritanishme i kemi bërë edhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së Madhe dhe vendeve anëtare të NATO-s, të cilët në ditët kritike të luftës na ndihmuan për ta përzënë përgjithmonë nga trojet tona një regjimin kriminal, i cili ka përgjakur jo vetëm shqiptarët por edhe boshnjakët, kroatët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Ballkanit. Gjatë viteve 1998-1999 shteti Serb zbaton në Kosovë kartën e tokës së djegur dhe spastrimin etnik. Terrori dhe masakrat barbare, varrezave masive, përdhunime e deportime, djegieve të shtëpive e kufomave, ishin projektuar nga fantazmat e Akademisë Serbe dhe ishte bekuar nga pushteti sërbë.
Në kujtesën tonë kolektive, historiku i shpërnguljeve dhe dëbimet masive të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 nga forcat sërbe, janë ngjarje që nuk mund të shlyhen kurrë nga kujtesa e jonë.Kjo kujtesë historike do të lidhet edhe më fuqishëm me bujarin e paparë të popullit Shiptarë.
Më lejoni, të nderuar të pranishëm, të kujtojmë me respekt dhe të përkulemi nga thellësia e zemrës dhe të falenderojmë ato motra, ato nëna, ata baballarë, ata vëllezër që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe lëshuan vend për njerëzit, për fëmijët, gratë nga Kosova.
Më lejoni që në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’i shprehim mirënjohje të veçantë Shtetit të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj duke qenë një strehe e sigurt një përkrahëse e pakursyer, një burim frymëzimi për lëvizjen tonë çlirimtare dhe pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e sajë.
Nuk harrojmë dot kontributin e Ushtrisë shqiptare në luftën e Kosovës, e në veqanti nuk duhet harruar kontributin e komandantit të Divizionit të Kukësit, Gjeneral Kudusi Lama dhe të shumë oficerëve e luftëtarëve nga Shteti amë.
Falënderojmë Shoqatën, “Miqtë e Amerikës” dhe të gjithë ata që u kanë dhënë kontribut përpjekjeve tona për liri, pavarësi e paqe në trojet shqiptare dhe në këtë pjesë të Ballkanit.
Serbet financuar 100 vjet politikë për përqarjen e kombit shqiptar në të dy anët e kufirit, viti 1999 e dëshmoi të kundërtën, Kombi shqiptar është një dhe i tillë do të mbetet.
Kjo është dëshmia më i mirë se shqiptarët gjithnjë kanë qenë, janë, dhe duhet të jenë të bashkuar dhe se nuk mund të na ndaj askush as me gur e as me kufij, jemi një popull, kemi një gjuhë e një kulturë, një histori e një Flamur, kemi një tokë e një emër ,,Shqiptarë” dhe një atdhe që quhet Shqipëri.Kryeatari Rufki Suma fjalimin e mbylli duke falënderuar Shqipërinë per mbështetjen të pakursyer vëllazërore dhe me fjalit,Rroftë flamuri ynë kombëtar, Rroftë bashkimi kombëtarë.
Fjalimi i Ambasadorit të Shqipërisë z.Qemail Minxhozi ngjalli shumë emocione te të pranishmit. Ai duke përshëndetur të pranishmit tha se sa here që vjen Marsi i Shqiptarëve, ai vjen për të na përkujtuar dhe nderuar me lavdi, respekt e dashuri njeriun i cili me përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tij dhe familjes së tij Adema Jasharit.Themelet e lirisë së Kosovës janë kudo por rrënjët e thella janë në Drenicë, Prekazin e Ahmet Delisë, Tahir Mehës, Kaçanik e Han të Elezit. Prandaj duhet të mbajmë qëndrim të drejtë e të guximshëm për luftën e UÇK-së e të përkulemi pranë varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jasharit dhe Dëshmorëve tjerë që sollën lirine e Kosovës.Secilit prej jush në këtë sallë i bëjnë përshtypje këta dy portrete, i Skenderbeut dhe Adem Jasharit. Ata janë me një vështrim lartë me sy shqiponje për të parë se ku do të shkonë Shqipëria të cilët armiqtë historik e sulmuan jo për vite e dekada po për shekuj.
Në shqiptarët jemi luftëtar nga arsyeja e thjesht nga se jemi lindur, rritur e kalitur nëpër luftra.
Kur flasim për kombin nuk dua që të bëjmë ndarje shqiptarë e kosovarë, shqipëria është kudo dhe kur të themi falëmnderit Shqipëri, ne themi se ky falëndeim i shkon cilit do në këtë sale. Mos të bëjmë gabim se Tirana është vetëm dhe Prishtina është vetëm. Tirana dhe Prishtian janë Shqipëri janë pjesë e kombit. Për arsye historike ne jemi dy popuj por në as një mënyë nuk jemi shqiptarë dhe kosovarë, por themi Tiranas, Gjirokastrit, Shkodran e Kosovarë, Qamë sepse në të gjith jemi shqiptarë. Një falënderim i veçantë shkonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vë në vend diçka që na i kishte borgj Evropa. Ne do të luftojmë për çdo ditë për bashkimin kombëtarë por bashkim në një dimension tjetër në një bashkim ekonomik. Bashkimin kulturorë tashmë e kemi por duhet të luftojmë për bashkim ekonomik pa doganë me zhvillime në dy anët e asaj që quhet kufi që të kemi një ekonomi të unifikuar tha në fjalimin e tij Ambasadori Republikës së Shqipërisë z.Qemail Minxhozi.
Me “Motavicionin për ndihmë të pakursyer vëllazërore” Komuna e Hanit të Elezit ndan Mirënjohjen” “Falëmnderit Shqipëri’
Me respektin më të thelë këtë mirënjohje Kryetari i Komunës Rufki Suma ia dorëzoi Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë z.Qemail Minxhozi.
Manifestimi përfundoi me program muzikorë të përgatitur për këtë rast nga SHKA” SHARRI” nga Hani i Elezit.