Objektivi i kryesor i qeverisjes lokale është mbështetja dhe bashkëpunimit në mes komunës dhe qytetarëve, për të qenë në shërbim të qytetarëve si dhe për të fuqizuar dhe inkurajuar vazhdimisht pjesëmarrjen në vendim marrje të qytetarëve.
Kjo do të jetë edhe objektivi kryesorë në Strategjinë për informim dhe komunikim të Komunës së Hanit të Elezit u tha në takimin e tretë të grupit punues të hartimit të kësaj strategjie e cila po realizohet në bashkëpunim me Zyrën Regjionale të OSBE-së në Gjilan.
Në takimi ku morrën pjesë anëtarët e grupit punues të kryesuar nga Nënkryetari i Komunës Menduh Vlashi, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Hanit të Elezit dhe zyrtarë tjerë,me fjalë rasti i përshëndeti Drejtori i Zyrën Regjionale të OSBE-së në Gjilan z. Ulich Biffar.
Ai tha se Strategjia për informim dhe komunikim, është dokument i rëndësisë së veçante për komunën e Hanit të Elezit dhe kjo lidhje më qytetarët e vë komunën përballe vështirësive për gjetjen e mënyrave më të përshtatshme për të informuar dhe komunikuar më qytetarët.
Ndërsa Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Menduh Vlashi në emër të pjesëmarrësve në këtë punëtori dhe të Komunës së Hanit të Elezit falënderoi Zyrën Regjionale të OSBE-së në Gjilan për përkrahjen e vazhdueshme dhënë komunës së Hanit të Elezit në Hartimin e shumë dokumenteve të rëndësishme siç është edhe Strategjinë për informim dhe komunikim.
Afrim Nesreti zyrtarë nga Zyra Regjionale e OSBE-së në Gjilan tha se kjo strategji do të shoqërohet me objektivat, prioritet, masat, aktivitete konkrete, rezultate të pritshme, buxhetim dhe monitorim. Pjesë përbërë e strategjisë është plani i veprimit për hartim, plani dinamik dhe plani i monitorimit, të cilat përbëjnë mjete të rëndësishme për veprim.
Gjatë takimit u dhan edhe propozime konkrete të cilat priten të jenë pjesë e propozim draftit të Strategjisë për informim dhe komunikim.
