Kryetari i Komunës z.Rufki Suma , Kryesuesi i Kuvendit z.Qamush Brava dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa z.Shabi Rexhallari janë duke marrë pjesë në Punëtorinë mbi Planin Vjetor të Operimit për vitin 2016 të organizuar nga Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave DEMOS.
Projekti DEMOS është Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave i HELVETAS Swiss Intercooperation i financuar nga qeveria zvicerane.
Komunat partnere të projektit DEMOS janë Gjakova, Graçanica, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Kamenica, Kllokot, Lipjan, Rahovec, Novobërdë, Partesh, Pejë, Prishtinë, Ranilug, Shtime, Shtërpcë dhe Viti.
Projekti DEMOS është duke organizuar seancën në Tiranë për të planifikuar ndërhyrjet për vitin 2016, me komunat partnere. Në kuadër të programit janë përfshire takimet me kryetarët e bashkive të Shkodrës dhe Tiranës. Këto takime do të fokusohen veçanërisht në çështjet e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal si dhe në marrëdhëniet ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit në nivel lokal (Kryetari i komunës (bashkive) – Kuvendi komunal).
Pjesmarrësëve në këtë punëtori me do të ju prezantohen z.Christoph Graf, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri,z.Naim Ismajli – Kryetar i komunës së Shtimes,znj. Valbona Karakaçi – Menaxhere e projektit DLDP dhe z.Norbert Pijls – Menaxher i projektit DEMOS.
Pjesmarrësit në punëtori do të kenë Prezantim prej Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi mbi menaxhimin e mbeturinave si dhe Prezantimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj mbi raportet legjislativ-ekzekutiv