Hani i Elezit – 22.03.2011
Në kuadër të projektit për ,,Promovimin e zhvillimit ekonomik” të Qeverisë Gjermane për bashkëpunim i ndërkombëtarë GIZ,zyrtarë të këtij projekti me në krye Dr.Veronika Hofinger dhe Mustafë Kastrati ,vizituan sot Komunën e Hanit të Elezit, për të njoftuar ekzekutivin e Komunës për idenë e këtij projekti,që në të vërtet do të përfshijë komunat të cilat lidhen me malet e Sharrit .përkatësisht komunat Prizren,Dragash,Shtërpce,Kaçanik dhe Hani i Elezit.
Në takim me Kryetarin e Komunës Rufki Suma ,zyrtarët në fjalë shpalosën qëllimin e këtij projekti ,si pjesë e zhvillimit ekonomik lokal në 5 vitet e ardhshme në Kosovën Jugore dhe Jug –Lindore,si dhe në kuadër të planit kombëtarë për zhvillim rural 2009-2013.
Si fusha të mundshme për bashkëpunim ndërmjet këtij projektit dhe komunave në fjalë janë identifikuar;
-Zhvillimi i konceptit të këshillimeve për biznese në komuna
-kualifikimi i grupeve lokale në përkrahje të programeve për blegtorinë
-identifikimi i projekteve të përbashkëta në sektorin e ushqimit ,turizmit dhe platformën e informimit
-Dialogu ndërkufitarë
-Zhvillimi regjional në përputhshmëri me konceptin e BE-së.
Zyra për Informim