Hani i Elezit 05.09.2011
Me qëllim të krijimit të një platforme për bashkëpunim të ngushtë dhe efikas ndërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian,Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale,Organizatës Ndërkombëtare për Migrim dhe komunës së Hanit të Elezit sot është nënshkruar
,, Memorandum Mirëkuptimi për Projektin’’
Ndërtimi i Fontanës në parkun komunal
Zyra Ndërlidhëse e komisionit Evropian është Autoriteti Kontraktues i këtij projekti në vlerë prej 40.000 € ndërsa Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) do të bëjë zbatimin dhe do të mbikëqyrë implementimin e kontratës dhe punimeve.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të veprojë si pikë qendrore në mes të IOM –it, kontraktuesit të punëve ,Qendrës për Punë Sociale dhe Komunës së Hanit të Elezit.
Synimi i projektit të BE-së “Beautiful Kosovo” (EU-BK) është të bëhet identifikimi i projekteve të vogla dhe të mesme nëpër komuna, të cilat synojnë krjimin e vendeve të punës, posaçërisht për të rinj dhe grupet e margjinalizuara dhe do të rezultojnë me infrastrukturës urbane.
Nga vlera e përgjithshme e këtij projekti 40% e mjeteve do të shfrytëzohen për punësimin e të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara.
Fuqia punëtore e kërkuar për zbatimin e këtij projekti do të përzgjidhet nga baza e të dhënave nga Qendrat për Punësim dhe nga Qendrat për Punë Sociale në nivel lokal
Në emër të Komunës së Hanit të Elezit këtë Memorandum e nënshkroi Nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani
Zyra për Informim