Komuna e Hanit të Elezit vitin 2015 e përfundon me 12542 lëndë të cilat qytetarë të komunës së Hanit të Elezit dhe të tjerë iu kanë drejtuar këtij institucioni për shqyrtim.
Fari Kalisi Drejtori i Administratës i Komunës së Hanit të Elezit tha se ky numër i lëndëve paraqet numër rekord që nga themelimi i komunës dhe për dallim nga viti i kaluar paraqet rritje me mbi 3000 lëndë.
Për më tepër Drejtori Fari Kalisi theksoi efikasitetin e të gjitha departamenteve të cilat arritën që të gjitha lëndët të shqyrtohen dhe në fund të vitit të mos kemi as një lëndë në pritje.
Nga lëndët e proceduara janë 9811 kërkesa, 34 ankesa dhe të ndryshme 2607