Shoqata Handikos vazhdon të jetë një nga objektivat e mia për përkushtim, solidarizim, e mbështetje të pakusht.
Disa nga anëtarët e Shoqatës Handikos po vazhdojnë rehabilitimin në Banjën e Kllokotit , e mbështetur nga Komuna e Hanit të Elezit.
Kjo shoqatë, përkundër vështirësive dhe sfidave me të cilat përballen në përditshmëri, po tregojnë vazhdimisht se sa të fortë e të guximshëm janë, duke qenë pjesë e qytetarisë aktive, duke ndikuar në proceset vendimmarrëse e duke u bë zë jo vetëm për anëtarët e Shoqatës Handikos, por edhe për gjithë komunitetin e Hanit të Elezit.
Një falënderim për Drejtoren e Shoqatës, znj.Nerxhivane Berisha për përkushtimin ndaj anëtarëve dhe mirënjohje për të tjerët, që janë përcjellës të më të dashurve të tyre gjatë qëndrimit në Banjën e Kllokotit.