Jemi në proces të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027 (KAB) , dhe me këtë rast grupi punues për hartim të KAB-it i themeluar me vendim të Kryetarit, zhvilloi takimin e parë, ku secila drejtori, zyre dhe sektor shfaqën planifikimet e tyre buxhetore për vitin 2025 , si dhe parashikimet për vitet 2026-2027.
Pas shqyrtimit të kërkesave nga anëtarët e grupit punues, do të përpilohet Korniza Afatmesme Buxhetore e që më pas e njëjta do të jetë e hapur për diskutim publik dhe miratim në Kuvendin Komunal.
Një nga sfidat e Komunës së Hanit të Elezit është buxheti i kufizuar, megjithatë planifikimi i mirë i shpërndarjes së tij nëpët drejtori e sektore të caktuara, do të jetë i bazuar në kërkesat prioritare të qytetarëve tanë.