Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) këtë vit shënon 15 vjetorin e themelimit dhe të funksionimit.
Në javën që mbush 15 vite, Asociacioni i Komunave të Kosovës në bashkëpunim me partnerët dhe bashkëpunëtorët e vetë organizon aktivitetet në kuadër të projektit “Java e Komunave”.
Në kuadër të aktiviteteve në shënim të këtij përvjetori është mbajtur PANAIRI I KOMUNAVE në sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë.
Në këtë panair komunat prezantuan me prodhimet e veta lokale dhe broshura, plane e strategjisë komunale.
Komuna e Hanit të Elezit është prezantuar me broshura, plane e strategji komunale, dokumente të miratuara si dhe ka promovuar bizneset vendore.
Pjesë e këtij promovimi ishin Kompania “Sharrcem-Titangrup”, “Uka Saraj” prodhuesit individual në kuadër të projektit të LAB-it, prodhuesit të organizuar nga shoqata e bletarëve si dhe prodhues artizanal nga komuna e Hanit të Elezi.
Tenda e prezantimit dhe promovimit e Komunës së Hanit të Elezit zgjoi interesim shumë të mirë nga vizitorët dhe pjesëmarrësit në këtë ngjarje.
