Në shenjë nderimi dhe kujtimi për dëshmorin Ilaz Thaçi e Baki Krasniqi, Komuna e Hanit të Elezit bëri homazhe tek pllaka përkujtimore dhe varri i dëshmorëve , të cilët ranë heroikisht më 29 mars 2001.
Në këtë ditë makabër ranë dëshmorët Ilaz Thaqi, Baki Krasniqi, si dhe Raif Thaqi, banor i fshatit dhe gazetari Karem Lawton dhe të plagosurit Sadik, Nuri e Bisrim Krasniqi, Mendu e Usref Thaqi, Aqif Berisha dhe Besim Brava.
Në këto homazhe ishim së bashku me Kryesuesin i Kuvendit z.Florim Shkreta, drejtorë nga ekzekutivi komunal, staf i SHFMU “Ilaz Thaç”, përfaqësues të OVL UÇK, zyrtarë të komunës, mësimdhënës, nxënës, familjarë të dëshmorit dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit.
Dëshmori Ilaz Thaçi, jo vetëm luftoi për lirinë e Kosovës, por ai dha jetën për të, duke rënë heroikisht në oborrin e shkollës me ditar në dorë e duke mbrojtur nxënësit e tij, prandaj sot me krenari shkolla fillore e qytetit mban emrin e tij.
Me këtë rast, pas homazheve vazhduam në programin kulturo-artistik të përgatitur nga SHFMU “Ilaz Thaçi.
Përkujtimi i të rënëve për liri është obligim moral i të gjithë neve!
Lavdia u takon dëshmorëve, respekti çlirimtarëve!