Në shenjë nderimi dhe kujtimi për dëshmorët Gafurr dhe Driton Loku, Komuna e Hanit të Elezit bëri homazhe tek pllaka përkujtimore dhe tek varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës.
Homazheve iu priu Nënkryetari i Komunës, z.Sevdi Dernjani së bashku me Kryesuesin e Kuvendit z.Florim Shkreta, drejtorë nga ekzekutivi komunal, zyrtarë të komunës, mësimdhënës, nxënës, familjarë të dëshmorit dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit.
Përkujtimi i të rënëve për liri është obligim moral i të gjithë neve!
Lavdia u takon dëshmorëve, respekti çlirimtarëve!