Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2014 dhe për rend shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Miratimi i kornizës afatmesme buxhetore të komunës së Hanit të Elezit për vitet 2015-2017.
3.Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve arsimor, sjellje dhe disiplinë të nxënësve për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta dhe të mesme të larta në komunën e Hanit të Elezit.
4.Shqyrtimi i raportit të auditimit të QKMF-së Hani i Elezit dhe Gorancë për vitin 2013.
5.Miratimi i kërkesës së kompanisë “Dernjani” sh.p.k për marrjen e pëlqimit për hulumtim dhe eksploatim të gurit gëlqerorë.
6. Miratimi i kërkesës së z. Ibrahim Brava për dhënien e pëlqimit për shfrytëzim të tokës bujqësore (kullosave).
7.Pyetje dhe përgjigje.
Me punën e Kuvendit udhëhoqi kryesuesi Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent nënkryetari i komunës Menduh Vlashi dhe drejtorët e drejtorive.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhje e kaluar e cila u miratua pa vërejtje këshilltarët komunal proceduan me pikat e rendit të punës të miratuar.
Drejtori i drejtorisë për buxhet dhe financa para këshilltarëve prezantoi propozimin për miratimin i kornizës afatmesme buxhetore të komunës së Hanit të Elezit për vitet 2015-2017. Ai tha se me procedurat e hartimit të dokumentacioneve përcjellëse të Buxhetit Afatmesëm të Komunës për periudhën e viteve 2015-2017, Komuna zyrtarisht ka filluar qysh nga data 16 maj 2014, atëherë kur nga Ministria e Financave është pranuar Qarkorja buxhetore 2015/01 për Komunat.Me këtë Qarkore buxhetore, si zakonisht na janë ofruar udhëzimet e para, pastaj na është përcaktuar kalendari kohor indikativ si dhe kufijtë fillestar të financimit për përgatitjen e buxhetit të propozuar komunal dhe kërkesës për ndarje buxhetore për vitet 2015-2017.
Në aktivitetet tona gjatë përgatitjes dhe hartimit të draft – Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës (KABK), përveç që jemi bazuar në Qarkoren Buxhetore 2015/01 për Komunat, gjithsesi jemi shërbyer edhe me projeksionet e dhëna me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2015-2017 në nivel të vendit, si dhe në dokumentet e rëndësishme strategjike të komunës – Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe dhe Plani Rregullues Urban (PRRU). Për vitin fiskal 2015 parashohim një buxhet prej 2,001,200€ apo një rritje prej 126,505 € ose për afër 6.75 % më i madh në raport me vitin 2014, kurse për vitin 2016 kemi një buxhet prej 2,019,989 € apo një rritje prej 18,789 € ose për afro 0.94% në raport me vitin 2015, si dhe për vitin 2017 parashohim një buxhet prej 2,044,746 € apo një rritje prej 24,757 € ose për afro 1.23% më i madh në raport me vitin 2016 .Pas këtij prezantim këshilltarët miratuan pa shumë vërejtje KAB 2015-2017.
Këshilltarët e kuvendit të komunës shqyrtua plotësim ndryshimit të rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve arsimor, sjellje dhe disiplinë të nxënësve për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta dhe të mesme të larta në komunën e Hanit të Elezit.
Drejtori i DKA-së Irfan Qajani tha se me këtë rregullore përcaktohet klasifikimi i shkeljeve të detyrave të punës, procedura disiplinore, komisioni disiplinor, shqiptimi i masave disiplinore dhe përgjegjësia materiale e punëtorëve në arsim.Këshilltarët e kuvendit të komunës dhanë propozime konkrete në këtë rregullore dhe e cila u miratua që të kaloj në debat publik me institucionet përkatëse arsimore të komunës së Hanit të Elezit.
Këshilltarët e kuvendit të komunës shqyrtuan raportin e auditimit të QKMF-së Hani i Elezit dhe Gorancë për vitin 2013.Në raportin të auditimit të QKMF-së Hani i Elezit dhe Gorancë për vitin 2013 të hartuar nga komisioni i formuar me vendim të kryetarit të komunës thuhet se ky komision ka bërë auditimin e të gjitha të hyrave dhe të dalurave në QKMF-së Hani i Elezit dhe Gorancë për vitin 2013, gjetjet dhe rekomandimet të cilat janë të prezantuara në raport.
Këshilltarët e kuvendit të komunës me disa vërejtje dhe rekomandime drejtuar DSHMS-së miratuan raportin e auditimit të QKMF-së Hani i Elezit dhe Gorancë për vitin 2013.
Kuvendi i komunës pa shumë vërejtje miratoi kërkesën e kompanisë “Dernjani”sh.p.k për marrjen e pëlqimit për hulumtim dhe eksploatim të gurit gëlqerorë si dhe miratimin e kërkesës së z.Ibrahim Brava për dhënien e pëlqimit për shfrytëzim të tokës bujqësore .
Zyra për informim