Kryetari i komunës Rufki Suma, priti në takim pune z.Ramë Qupeva, Drejtorë i Departamentit të Infrastrukturës rrugore të Ministrisë së Infrastrukturës, i shoqëruar nga zyrtarët e Kompanis Bechtel-Enka, Josh Baker, Latif Renda dhe Lorik Himaduna.
Takimi kishte karakter të konsultimeve paraprake lidhur me dinamikën e punimeve në autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin.
Duke e vlerësuar Autostradën Prishtinë- Shkup si projekt madhorë me interes nacional, palët në takim biseduan edhe për disa modalitete në mënyrë që kjo autostradë të reflektojë edhe për interesa të komuniteteve nëpër të cilat kalon.