Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Menduh Vlashi dhe Drejtori i Urbanizmit dhe Kadastrit z.Miqail Vila, pritën në takim pune z.Ramë Qupeva Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore nga Ministria e Infrastrukturës dhe z.Chris Jennions Drejtor i Projektit të Autostradës Prishtinë- Hani I Elezit nga Kompania Bechtel-Enka .
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i informatave lidhur me implementimin e projektit të Autostradës Prishtinë- Hani i Elezit e cila një pjesë të konsiderueshme kalon nëpër komunën e Hanit të Elezit.
Duke ndarë këto informata me udhëheqësit komunal, z.Ramë Qupeva Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore tha se ndërtimi i autostradës“ Arbën Xhaferi” që lidh shtetin e Kosovës me atë të Maqedonisë është interes nacional i Republikës së Kosovës nga se lidhë autostradën“ Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën me Shqipërinë. Ai tha se në të njejtën kohë do të respektohen të gjitha standardet e kontraktuara për realizimin e këtij projekti.Për momentin në teritorin e komunës së Hanit të Elezit janë duke u realizuar hulumtimet gjeomekanike në mënyrë që të përcaktohet koridori dhe të bëhet projekti i trases së kësaj rruge.Në momentin kur ti kemi të gjitha këto elemente, Komuna e Hanit të Elezit do të të njoftohet me detajet e projektit në mënyrë që të informohen edhe qytetarët e komunës.
Implemntimi i projektit do të fillojë atëherë kur të fillon edhe faza e shpronsimit sipas Ligjeve në fuqi tha z. Çupeva.
Ndërsa z.Chris Jennions Drejtor i Projektit të Autostradës Prishtinë- Hani i Elezit nga Kompania Bechtel-Enka duke informuar nëkryetarin e komunës z. Menduh Vlashi lidhur me projektin, tha se ideja është që projekti të realizohet me sa më pak dëme si në qytetin e Hanit të Elezit por edhe përgjat tërë koridorit të planifikuar. Ai tha se sipas dinamikës së planifikuar, gjatë këtij dimri do të përfundojë projekti detal dhe diku me pranverë të vitit të ardhëshëm do të fillon edhe realizimi. Gjatë implementimit do ti kushtohet vëmendje e veçantë edhe interesave dhe përfitimeve afatgjate nga ky projekt për komunën e Hanit të Elezi. Ai tha se projekti do të realizohet me standarde të autostradës me 120km shpejtësi të lejuar në segnentin e parë dhe 80 km në segmentin e dytë .Në 60 km të kësaj autostrade do të ketë 5 vendëkyqje.
Duke falënderuar për të gjitha këto informata Nënkryetari i komunës z.Vlashi tha se informimi dhe përfshirja e komunës në realizimin e këtij projekti do të jetë në interes të të gjithëve. Ai e vlerësoi si strategjike realizimin e këtij projekti mirëpo tha se gjatë implementimit duhet të vlerësohen të gjitha aspektet specifike të Hanit të Elezit në funksionimin normal të qytetarëve të saj. Komuna e Hanit të Elezit do të informojë qytetarët e sajë me të gjitha fazat e realizimit dhe shpresoj se në këtë qëllim do të kemi bashkëpunim të dyanshëm tha z.Vlashi.