Hani i Elezit 19.03.2014
Fillon ndërtimi i “ Aneksit të Emergjencës” në kuadër të QKMF-së “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit.
Projekti “Aneksit të Emergjencës” në kuadër të QKMF-së “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të kërkesës së parashtruar nga komuna e Hanit të Elezit, pasi që i ka plotësuar standardet e kërkuara si dhe arsyeshmërinë për ndërtimin e këtij objekti.
Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme për realizimin e projektit të ndërtimit të “Aneksit të Emergjencës” në kuadër të QKMF-së “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit.
Në vendin e ngjarjes ishin prezent Drejtori i DSHMS-së Musafer Dernjani, Drejtori i DUK-s Miqail Vila, Shemsi Bushi, drejtori i QKMF-së “Menduh Kaloshi” si dhe me përfaqësuesit e kompanisë “P&P” e cila do ta realizon këtë projekt dhe me të cilët zyrtarishtë promovuan hapjen e punimeve në ndërtimin e ”Qendrës Emergjente” kuadër të QKMF-së “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit.
Vlera financiare për realizimin e këtij projekti është 79.543.oo€ e dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë .
Mbikqyrës i punimeve do të jetë kompania “Sib-Bka ing” ndërsa komuna e Hanit të Elezit do të ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme dhe infrastrukturën publike për implementim të suksesëshëm të këtij projekti.
Zyra për Informim