Zyra regjionale e OSBE-së në Gjilan organizoi sot në Komunën e Hanit të Elezit punëtori komunale mbi procesin e përgatitijes së buxhetit për vitin 2016.
Në këtë punëtori ishin pjesmarrës Kryetari i komunës Rufki Suma, Nënkryetari Menduh Vlashi, Kryesuesi I Kuvendit Qamush Brava, Anëtarët e Komitetit për Buxhet dhe finaca dhe komitetit për komunitet si dhe drejtorët e drejtorive të komunës së Hanit të Elezit.
Në hapje të takimit zyrtari nga OSBE-ja z. Faruk Dërmaku tha se ky takim ka për synim që anëtarëve e KPF-së dhe Kuvendit të komunës të ju ipet mundësai për të ushtruar kompetetncat dhe përgjegjëst e tyre si dhe për të përmirësaur rolin e tyre mbikqyrës mbi ekzekutivin në lidhje me proceset e zhvllimit dhe ekzekutimit të buxhetit.
Në kontribut të kësaj punëtorie, Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Regjallari tha se me pranimi nga Ministria e Financave e Qarkores Buxhetore (QB) nr. 2016/01 ,janë marrë edhe udhëzimet e para për përgatitjen e buxhetit të komunave, përfshirë këtu kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestar të financimit për komunat për periudhën afatmesme 2016-2018;
Përveç QB nr. 2016/01, për komunat, jemi shërbyer edhe me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2016-2018 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në dokumentet më të rëndësishme strategjike të komunës: Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Plani Rregullativ Urban (PRRU), si dhe Kornizën ligjore si: Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal; Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit; Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale; Ligjin për Kufijtë Administrativ Komunal.
Aplikimi i numrit të banorëve sipas regjistrimit të popullsisë prill/2011 dhe të publikuar zyrtarisht nga ASK në muajin dhjetor 2012.do të jetë kriterë i ndarjes së grantit të përgjithshëm për vitin 2016. Sipas këtyre kritereve;
– Grantit të përgjithshëm për vitin 2016 për komunën e Hanit të Elezit është 809,375 €
– Granti i Arsimit për vitin 2016 në shumë prej 754,706 €
-Granti i shëndetësisë për vitin 2016 në shumë prej 222,315 €.
Dhe së bashku me të hyrat vetanake, të hyrat buxhetore në total për vitin 2016, parashikohen të jenë në shumë prej 2,066,396 €, duke shënuar një rritje të lehtë prej 14,552 € ose 0.71%.
Pas këtij prezentimi në debatin që pasoi u diskutuan procesi i përgatitijes dhe aprovimit në afatet e parapara ligjore. Këtu u potencua domosdoshmëri që i tërë procesi të kaloj nëpër konsultimet publike, dëgjimet buxhetore si dhe buxhetimi me pjesmarrje dhe aspektet e buxhetimit të përgjegjshëm gjinorë gjat procesit si dhe publikimin e dokumenteve të buxhetit.