Fatbardha, Erblini, Anisa, Leoniti, Sumeja dhe Erda janë përfitueset e programit M4Y që implementohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ambasada Japoneze dhe CDF.
Komuna e Hanit të Elezit do të përkrahë këtë projekt duke bashkëfinancuar për 06 përfituesit me 15% të shumës së grantit që do të jenë të destinuara për ndikimin në komunitet.
Ditën e djeshme në ceremonine e hapjes morri pjesë Nënkryetari i Komunës, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm.
Fokusi i Kryetarit Ballazhi është i orientuar në fuqizimin e të rinjëve përmes mbështetjeve institucionale.