Gjatë ditës së sotme mirëprita Kryetarin e Bashkësisë Islame në Han të Elezit, Dr.sci. Musa Vila, Kryeimamin Muhamed Suma dhe hoxhën Shyqeri Thaçi, ku edhe nënshkruam marrëveshjen mes dy institucioneve tona, sipas së cilës parashihet që Komuna e Hanit të Elezit të mbulojë shpenzimet e varrimeve, tashmë me tarifë të re, nga shuma 170€ sa ishte, në shumën 250€.
Me këtë rast urova edhe për marrjen e mandatit në krye të Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit, Kryetarin dr.sci.Musa Vila, me ç’rast shpreha gatishmërinë e Komunës së Hanit të Elezit për bashkëpunim në të mirë të komunitetit tonë.