Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim stafin menaxhues të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt me në krye Dr.Bejtush Jaha, Drejtor Ekzekutiv,Dr.Sevdije Bajraliu, Drejtoreshë Klinike dhe z.Imer Llabjani, Drejtor Infermierik.
Takimi është realizua me qëllim të informimit të dyanshëm të Komunës së Hanit të Elezit dhe Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt lidhur me zhvillimet në këto institucione publike dhe për të shkëmbyer informata që do të jenë në interes të bashkëpunimit sa më të mirë.
Dr.Bejtush Jaha, Drejtor Ekzekutiv Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt e njoftoi kryetarin Suma për gjendjen në këtë institucion shëndetësorë duke potencuar faktin se kjo qendër mbulon komunat e regjionit të Ferizajt ku bën pjesë edhe komuna e Hanit të Elezit.Ai tha se ky takim është në vazhdën e takimeve të cilat stafi menagjues i spitalit është duke i realizuar me kryetarët e këtyre komunave në mënyrë që të intensifikohet bashkëpunimi në interes të ndërsjellë.
Duke falënderuar për këtë vizitë Kryetari z.Rufki Suma tha se vlerëson lartë punën dhe angazhimin e stafit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt si dhe bashkëpunimin shumë të mirë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Hanit të Elezit . Ai u zotua se kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë në interes të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit .
Stafin menaxhues i Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt me në krye Dr.Bejtush Jaha gjatë qëndrimit në Han të Elezit vizituan edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare“ Dr.Menduh Kaloshi”për të parë për se afërmi kushtet e punës në këtë qendër mjekësore.Ai këtë rast u takua me Kryeinfermieren e QKMF-se znj.Besiane Bushi-Thaqi e cila i njoftoi me punën dhe problemet e kësaj qendre.
Kjo vizitë ishte rast që në interes të bashkëpunimit shumë të mirë, Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare“ Dr.Menduh Kaloshi”nga Hani i Elezit ti dhurojë dy sete të Kirurgjisë Ortopedike për nevoja të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt.
Kryeinfermierja e znj.Besiane Bushi-Thaqi me këtë rast the se në pajtim me Drejtorin e Shëndetësisë së Komunës së Hanit të Elezit është vlerësuar se këto pajisje do të jenë më të dobishme për nevoja të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt.
