Kryetari i komunës z.Rufki Suma priti në takim pune z. Zef Shala Drejtorë Ekzekutiv i Shoqatës Humanitare Bamirëse e Kosovës( SHHBK) “Nënë Tereza”.
Takimi është realizuar me qëllim të koordinimit më efikas në përgjithësi, sidomos reth shkëmbimit të informacioneve të nevojshme për sa i përket menagjimit sa më të mirë të granteve dhe përkrahjes së personave të ri atdhesuar në komunën e Hanit të Elezit.
Për këtë qëllim Komuna e Hanit të Elezit dhe Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës( SHHBK) “Nënë Tereza” nënshkruan “Memorandum mirëkuptimi” për realizimin e projektit “Kthimi në shtëpi”-Reintegrimi i të kthyerve dhe familjeve të privuara sociale
Me këtë “Memorandum mirëkuptimi” synim i përgjithshëm është të kontribuohet në uljen e presionit migrues në Kosovë dhe të kujdeset për (ri) integrimi i popullatës së Kosovës përmes krijimit të aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike dhe rritjen e mirëqenies e 100 të kthyerve dhe 20 familjeve të rrezikuara sociale.
Projekti do të jetë dy vjeçar deri në fund të vitit 2017.
Zonat e synuara janë ato të cilat janë prekur shumë nga vala e emigrimit në fund të vitit 2014 / fillim të vitit 2015 (zonat përreth Mitrovicës, Ferizaj dhe Prishtinë).
Aktualisht Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës(SHHBK) “Nënë Tereza” është partner implementues i Caritas Austria në Projektint "Kthimi në shtëpi – ri-integrimin e të kthyerve dhe familjet e privuar sociale". Projekti është bashkë-financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim
