Komuna e Hanit të Elezit dhe Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës(SHHBK) “Nënë Tereza” vazhdojnë bashkëpunimin shumë të mirë në përkrahjen e aktiviteteve për rritjen e mirëqenies të familjeve të rrezikuara sociale
Në kuadër të “Memorandum Mirëkuptimit” të Komunës së Hanit të Elezit dhe Shoqatës Humanitare Bamirëse e Kosovës( SHHBK) “Nënë Tereza", do të realizohet edhe një projek i përbashkët i cili për qëllim do të ketë ngritjen e aftësive profesionale për 10 individë që do të përzgjedhen nga grupet e rezikuara sociale.
Halit Alidema koordinatorë i Shoqatës për Rajonin e Gjilanit në takim me kryetarin e Komunës Rufki Suma tha se projekti i aftësimit profesionall do të realizohet në Qendrën për aftësim profesional në Ferizaj ku kandidatët e pëzgjedhur do të kenë mundësi të aftësohen në profesione të ndryshme si instalime elektrike, ujësjellës e kanalizim, saldues, ngrohje qendrore, administrim të biznesit,ndërtimtari, hoteleri,kuzhinieri, e profile tjera.
z.Alidema e njoftoi kryetarin Suma se kohëzgjatje e aftësimit profesional do të zgjatë 3-4 muaj në varësi prej dinamikës së profilit të përzgjedhur.
Për kandidatët e përzgjedhur Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës( SHHBK) “Nënë Tereza” do të sigurojë kompenzimin për udhëtim, shujtë ditore si dhe disa benefite tjera për këtë kategori , ndërsa Qendra për aftësim profesional në Ferizaj do ti certifikojë pjesmarrësit pas përfundimit të aftësimit profesional tha z.Alidema.
Ndërsa Kryetari i komunës Rufki Suma duke falënderuar z.Halit Alidemën koordinatorë i Shoqatës për Rajonin e Gjilanit tha se bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare Bamirëse e Kosovës(SHHBK) “Nënë Tereza” ka prekur shumëm familje nga grupet e rezikuara sociale dhe gjithsesi ky projekt është shumë i qëlluar për të mundësuar aftësimi profesional për këta individ të cilët do të kenë më lehtë që të konkurojnë në tregun e punës .
Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës(SHHBK) “Nënë Tereza” është partnere implementuese e Caritas Austria në Projektin "Kthimi në shtëpi – ri-integrimin e të kthyerve dhe familjet e privuar sociale", projekt i bashkë-financuar nga Agjencia Austriake për zhvillim