Hani i Elezit 22.04.2011
Kryetari i Institutit për Hulumtime Zhvillimore RI-INVEST z.Sejdi Osmani me bashkëpunëtorët e tij vizituan sot komunën e Hanit të Elezit.
Mysafirët u pritën nga Kryetari i Komunës z.Rufki Suma me të cilët u bashkëbiseduan tema me interes të përbashkët ndërmjet këtij Instituti dhe Komunës së Hanit të Elezit.
Pas një përshkrimi të shkurtë mbi gjendjen e përgjithshme të komunës nga z.Suma si dhe problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo komunë e re ,konstatoi edhe nevojën për një bashkëpunim me të gjitha institucionet të cilat mundë të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik e kësaj komune,sidomos me institucionet me renome siç është RI-INVEST-ti.
Ndërsa duke shprehur interesin e Institutit RI-INVEST për një bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit z.Sejdi Osmani theksoi se ky institut për 10 vite me radhe ka bashkëpunuar me shumë sukses me disa komuna të tjera në Kosovë sidomos në përkrahjen e tyre në hartimet e strategjive zhvillimore ,si dhe në trajnimin dhe aftësimin e zyrtarëve komunal gjatë procesit të hartimit dhe planifikimit strategjik.
Të dy palët u zotuan se ky takim duhet të jetë një pikë fillim i një bashkëpunimi të mirë ndërmjet këtyre dy institucioneve sidomos në fushën e asistimit në përpilimin e projekteve që mundë të tërheqin investime si infrastrukturore ashtu edhe zhvillimore që do ta ndihmonin komunën në zhvillimin e sajë ekonomik.
Zyra për Informim