Projekti Zvicër- Kosovë, Përkrahje Qeverisjes Lokale dhe Decentralizim (LOGOS) në takim me kryetarët e komunave partnere të projektit prezantoi Dokumentin e projektit për Fazën Kalimtare të LOGOS-it, Janar 2013 – dhjetor 2013.
Sipas modelit të projektit të prezantuar, faza kalimtare 2013 e LOGOS-it do të bazohet në Fazën e I-rë dhe të II-të dhe vazhdon të kontribuoj të njëjtit qëllim të zhvillimit.
Në dokumentin e prezantuar është konstatuar se me punën e deritanishme të LOGOS-it me komunat partnere, është forcuar qeverisja lokale dhe reforma e decentralizimit në komunat në Juglindje të Kosovës, është kontribuar në demokratizim dhe pjesëmarrje të qytetarëve në një shtet dhe në një shoqëri multietnike. Komunat partnere sot janë më përgjegjëse, transparente, të barabarta dhe më efektive në qeverisjen lokale dhe tani kanë mundësi të ofrojnë shërbime kyçe për të kënaqur të gjitha grupet e qytetarëve.
Faza kalimtare 2013 e LOGOS-it do të jetë hapi i radhës në dorëzim gradual të pronësisë së ngritjes së kapaciteteve tek vet përfituesit. Me nënshkrimin e ”Memorandumit të Mirëkuptimit “ me komunat partnere, LOGOS-i do të dakordojë monitorimin komunal, objektivat, rezultatet e pritura dhe përgjegjësit reciproke.
Parimet e punës do të ndërtohen në parimet e qeverisjes së mirë dhe të bashkëpunimit duke rritur pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grupeve të ndryshme civile dhe komuniteteve, transparencën dhe llogaridhënien, duke ndërtuar partneritet me autoritet lokale, efektivitet në zhvillimin lokal dhe ofrimin e shërbimeve dhe përgjegjësi me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për nevojat e qeverisjes lokale.
Kryetari i komunës Rufki Suma me këtë rast tha se parimet e prezantuara në këtë dokument përputhen në shumë pika edhe me strategjitë tona për ngritje të kapaciteteve të komunës dhe zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. Kemi shumë arsye të besojmë se bashkëpunimi i ynë me projektin e LOGOS-it mbi këto parime do të jetë shumë i suksesshëm.
Zyra për Informim