Hani i Elezit 04.10.2012
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik Xhevdet Shkreta kanë pritur për një vizitë pune përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës z.Shani Hamitaga, Zyrtar i lartë për Hulumtim dhe Koordinim për Biznese nga Diaspora dhe znj Linda Tahiri zyrtare në Ministrinë e Diaspores.
Në këtë takim u bisedua rreth mundësisë që ka Komuna e Hanit të Elezit për themelimin e Zyrës së Diasporës apo për caktimin e një Zyrtari për Diasporë, e cila do të jetë një urë lidhëse në mes të Ministrisë së Diasporës dhe Komunës së Hanit të Elezit.
Gjatë këtij takimi është biseduar rreth planifikimit të të dhënave nga mërgimtarët të cilët ushtrojnë biznese në diasporë dhe atyre mërgimtar që ushtrojnë biznes në Kosovë.
Përfaqësuesit nga Ministria e Diasporës kanë kërkuar bashkëpunim të ndërsjellë në mes Ministrisë së Diasporës dhe Komunës së Hanit të Elezit , e cila sipas tyre do të shërbej në të mirë të të gjithëve si Investitorëve, Komunës dhe Ministrisë.
Ministria e Diasporës respektivisht Departamenti i Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, përpos punëve të tjera planifikon të krijon një databazë të të dhënave për mërgimtarët të cilët ushtrojnë bizneset e tyre në Diasporë dhe të atyre mërgimtarëve që ushtrojnë biznes në Kosovë.
Përvojat kanë treguar se çdo bashkëpunim institucional ka efekte të shumëfishtë dhe kësaj radhe po ju drejtohemi për bashkëpunim dhe bashkëveprim të ndërsjellët dhe do të ishte një përparësi shumë e mirë për bashkatdhetarët që ta kenë një përfaqësues të tyre nëpër Komuna
Kryetari i Komunës Rufki Suma falenderoi përfaqësuesit e Ministrisë për nismën e tyre dhe shprehi gatishmërinë për të kontribuar dhe bashkëpunuar në këtë drejtim për caktimin e një Zyrtari për Diasporë.
Ai me këtë rast tha se komuna e Hanit të Elezit ka shumë qytetarë të sajë që punojnë dhe jetojnë në shumë shtete të Evropës, andaj vendosja e një lidhje të bashkëpunimit institucional do të ishte një përparësi shumë e mirë për bashkatdhetarët tanë ta kenë një përfaqësues të tyre nëpër Komuna.
Për këtë arsye do të autorizojmë një zyrtarë që do të ketë mbështetje për veprimet konkrete nga ana juaj si Ministri e Diasporës por edhe nga ana e jona si komunë, ku në radhë të parë do të krijohet një bashkëpunim i ndërsjellët dhe do të krijohet një pasqyrë informative e cila do të jetë në të mirë të të gjithëve si Investitorëve, Diasporës, Komunës dhe Ministrisë tha z. Suma.
Zyra për Informim