Hani i Elezit 02.08.2013
Kryetari i komunës Rufki Suma, priti në takim pune z.Norbert Pijls Kordinatorë i Projekteve, Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim (LOGOS).
Në takim dy bashkëbiseduesit vlerësuan lartë bashkëpunimin shumë vjeçarë ne realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.
Koordinatori i projekteve z.Norbert Pijls e njoftoi kryetarin Suma se Projekti Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim (LOGOS), si pjesë e programit shtetëror të Agjencisë Zvicerane për Zhvillimin dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, është duke e përmbyllur gradualisht edhe fazën e dytë e cila ka zgjatur nga janari i vitit 2010 dhe pritet të përfundojë deri në fund të shtatorit të këtij viti .
Për këtë arsye ishte në interes të z.Pijls që të marrë informatat lidhur me dinamikën e projekteve të cilat janë duke u implementuar nga LOGOS-i në këtë fazë në komunën e Hanit të Elezit në mënyrë që ato të përfundojnë në afatet e parapara.
Për LOGOS-in nga dhjetë komuna partnere, komuna e Hanit të Elezit ka dëshmuar përkushtimin e saj që me angazhime dhe veprime konkrete në mënyrën më të mirë ka kontribuar në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të sajë, duke vendosur dialog të mirëfilltë me qytetarët për identifikimin dhe implementimin e projekteve të duhura tha z.Pijls.
Kryetari Suma në emër të qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit, falënderoi për angazhimin personal të z.Pijls si dhe të Qeverisë Zvicrane dhënë komunës së Hanit të Elezit në një kohë shumë të rëndësishme të ndërtimit të sajë. Ai e njoftoi z.Pijls se projekti i renovimit të nyjeve sanitarë në Shkollën fillore “ Ilaz Thaçi” është duke u realizuar sipas dinamikës së planifikuar dhe se pritet të përfundojë para fillimit të vitit shkollorë ashtu siç është planifikuar. Kryetari Suma theksoi në veçanti se bashkëpunimi me LOGOS-in ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm dhe se është karakterizuar me implementim shumë të suksesshëm dhe efikas të të gjitha projekteve të dakorduara.
Zyra për Informim