Zyrtarë të lartë nga komuna e Malishevës të udhëhequr nga Kryetari i komunës z.Ragip Begaj Kryesuesi i Kuvendit z.Aziz Thaqi dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë vizituan sot komunën e Hanit të Elezit
Ata u pritën nga Kryetari i komunës z.Rufki Suma, Kryesuesi i Kuvendit z.Qamush Brava, dhe nënkryetari Menduh Vlashi.
Takimi cili është realizuar në bashkëpunim ndërmjet dy zyreve Regjionale të OSBE-së ajo e Prizrenit dhe e Gjilani pati për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy komunave në “Rolin dhe kompetencat e nivelit nën-komunal me udhëheqësit e zgjedhur të Këshillave Lokale”
Në fjalën hyrëse zyrtari i OSBE-së.z.Yusuke Hara tha se ky takim ka për qëllim identifikimin e mjetetve të efektshme të komunikimit në mes të komunës dhe udhëheqësve të këshillave lokale, në mes udhëheqësve të këshillave lokale dhe banorëve të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve.
Ai në veçanti theksoi pjesëmarrjen dhe përfshirjen e përfaqësuesve të fshatrave në procesin vendimmarrjes me fokus te veçantë në ciklin buxhetor dhe hartimin dhe implementimin e politikave të komunave përkatëse.
Me këtë rast do të ishte në interse të komunave zgjedhja e modaliteteve të përfaqësimit të këshillave lokale, ndërveprimi dhe bashkëpunimi me pjesmarrësit tjerë duke përfshirë anëtarët e kuvendit, shoqërine civile, gratë dhe rininë tha z.Hara.
Duke uruar për mirëseardhje Kryetari Rufki Suma tha se për komunën e Hanit të Elezit përvojat e komunave tjera janë të mirëseardhura. Ai me këtë rast theksoi rolin e OSBE-së në procesin e themelimit të komunës së Hanit të Elezit.
Kryetari Suma tha se në shumë raste neve na ofrohen përvojat e shteteve tjera shumë më të zhvilluara dhe të cilat ekonomikisht qëndrojnë shumë më fuqishëm. Për ne janë shumë me interes përvojat nga komunat tona pasi që kemi shumë specifika të përbashkëta dhe mundë të gjejmë përvoja të mira nga njëra tjetra të cilat do të mundë ti shkëmbejm në interes të përbashkët.
Ndërsa Kryetari i komunës së Malishevës z.Ragip Begaj tha se me komunën e Hanit të Elezit na bashkojnë shumë procese të përbashkëta .Ai theksoi se Komuna e Malishevës me shumë mundë është themeluar në vitin 1999 dhe sot ka mbi 70.000 banorë me 44 fshatra.
Sigurisht se këto takime do të kontribojnë në njohjen më të mirë të zhvillimeve në komunat tona.
Duke shprehur respektin për Kryetarin e komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Sumën, z.Begaj tha se të arriturat e komunës së Hanit të Elezit janë edhe të arriturat e qytetarëve të sajë, të vetëdijësimit të qytetarëve për të respektuar vlerat e mirëfillata të individëve siç është z.Suma.
Në vazhdim të takimit zyrtarë nga Komuna e Malishevës dhe të Hanit të Elezit prezentuan përvojat në përfshirjen e përfaqësuesve të këshillave lokale në procesin vendimmarrjes, komunikimit në mes të komunës dhe udhëheqësve të këshillave lokale, në mes udhëheqësve të këshillave lokale dhe banorëve të fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve.
Nga debati që pasoi u identifikuan edhe përvojat e mira në funksionimin e nivelit nën-komunal me udhëheqësit e zgjedhur të këshillave lokale.
Zyra për informim