Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe kryetari i Komunës së Haraqinës Bastri Bajrami nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi .
Kjo marrëveshje do të bazohet ne principet e bashkëpunimit të ndërsjellët , me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm përmes avancimit të bashkëpunimit tejkufitarë .
Komuna e Haraqinës nga Republika e Maqedonisë dhe Komuna e Hanit të Elezit nga Republika e Kosovës janë pajtuar për një bashkëpunim të partneritetit të ndërsjellë me qëllim të përshpejtimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se bashkëpunim i ndërsjellë dhe këmbimi i përvojave në krijimin e strategjive dhe studimeve të lidhura me zhvillimin ekonomik të të dy komunave do të mundësojnë promovimin dhe prezantimi i kapaciteteve të komunave për investime me qëllim të zhvillimit ekonomik.
Ndërkaq Kryetari i komunës së Haraqinës z. Bastri Bajrami tha se bashkëpunimi tejkufitarë do te hapë mundësi edhe për aktivitete të përbashkëta në fushën e zhvillimit të arsimit, sportit , shkëmbimit kulturorë dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale
Dy kryetarët janë pajtuar për partneritet dhe konkurrim për implementimin e projekteve Evropiane të zhvillimit përmes fondeve të instrumentit ndihmës parahyrës IPA për bashkëpunim tejkufitarë .
Gjatë ditës z.Suma është takuar edhe me kryetarin e Komunës Çair të Shkupi z, Izet Mexhitin. Viti 2012 për kombin Shqiptare është i mbushur me shumë përvjetor të rëndësishëm te historisë sonë kombëtare.
Përvjetori i 100-të i Pavarësisë së Shqipërisë do te jetë promotori emblematik i të gjitha manifestimeve të këtij viti,megjithatë po ne këtë vit kemi edhe shumë ngjarje të cilat vetëm sa do të plotësonin këtë përvjetorë siç është, 100 vjetori i Çlirimit të Shkupit,100 vjetori i Masakrës së Dremjakut,dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për aktivitete të përbashkëta kulturore dhe artistike të cilat do të kishin karakter mbarëkombëtare u pajtuan dy kryetarët.
Në këtë takim ku ishte prezent edhe kryetari i komunës së Studeniçanit z. Fati Hiseni është biseduar edhe për mundësit dhe perspektivën e bashkëpunimit edhe në fusha tjera në interes të përbashkët.
Kryetari i komunës Rufki Suma u prit sot edhe nga Drejtorë i Institutit për Trashëgëmi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve ,Dr.Shefqet Zekolli .
Dr.Zekolli e njoftoi z. Sumën për punën dhe angazhimin e këtij Instituti në ruajtjen dhe promovimin e trashëgëmis kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë,duke shtuar se në këtë vit të përvjetoreve të rëndësishme angazhimi i këtij institucioni është përqëndruar që të japë tërë kontributin e sajë në shenimin sa më madhështorë të këtij viti jubilarë.Kemi planifikuar një vargë të aktiviteteve dhe se do të mirëpresim pjesmarrjen e juaj në këto aktivitete tha z. Zekolli.
Duke uruar për punën e këtij institucioni të rëndësishëm z. Suma tha se komuna e Hanit të Elezit tërë trashëgëmin historike ,shpirtërore dhe kulturore e ka të ndërlidhur me Shkupin për shkakë të afërsisë teritoriale andaj do të dëshironim që të jemi pjesë e këtyre aktiviteteve si këtu në Shkup por edhe në komunën e Hanit të Elezit ,me orë letrare e historike dhe manifestime tjera kulturore për të shënuar këto data të rëndësishme të historisë sonë .
Zyra për Informim