Hani i Elezit 07.07.2011
Komuna e Hanit të Elezit dhe Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtare GIZ nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi
Objektiv i këtij Memorandumi është përcaktimi i përbashkët i aktiviteteve,produkteve dhe rezultateve të pritura në implementimin e projektit,, Menaxhimi i Tokës/Kadastrit “dhe përkrahje direkte të Zyrës Kadastrale të Komunës së Hanit të Elezit.
Sipas këtij Memorandumi GIZ-i
-do të punësoj dhe financojë deri 2 ekspert për GIS/Kadastër,
-do të punësoj dhe financojë deri 2 ekspert për GIS/Kadastër,
-punësimin dhe financimin të një eksperti ndërkombëtarë i cili do të përkrahë ZKK- në e Hanit të Elezit,
-këshillimin e ZKK-së gjatë konsolidimit të të dhënave ekzistuese grafike
-Hulumtimi i të dhënave bazë statistikore për kohëzgjatjen e një regjistrimi,përqindjen e pajtueshmërisë së të dhënave kadastrave dhe atyre të librave të regjistrimit me situatën reale.
Në emër të komunë së Hanit të Elezit kë Memorandum e nënshkroi Kryetari Rufki Suma ndërsa në emër të GIZ-it Udhëheqësi i ekipit z. Klaus Buschhoff.
Të dy palët u dakorduan se në kuadër të vlerësimit,bashkarisht do të bëhet edhe planifikimi edhe për vitin vijues.
Zyra për informim