Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune z.Hajrush Kurtaj, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (BCU-së)në MFSK.
Në takim ku ishin prezent edhe Nënkolonel Milaim Musliu, Komandant i NJNRK-së dhe Major Arife Halili shefe e bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (BCU-së)në MFSK, u bisedua lidhur me realizimin e Ushtrimit Fushorë tëForcës së Sigurisë së Kosovës “Shqiponja 5”.
Ushtrimi fushorë “Shqiponja 5” do të ketë për qëllim ngritjen e mardhënjeve të FSK-së me partnerët regjional përmes inkuadrimit të tyre në rolin e vëzhguesve të ushtrimit dhe rritja e pjesëmarrjes të agjencioneve qeveritare në ushtrim si dhe ndërveprim me popullatën civile.
z.Hajrush Kurtaj, Drejtor i Departamentin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak e njoftoi kryetarin Suma se Ushtrimi Fushorë i Forcës së Sigurisë së Kosovës “Shqiponja 5” do të realizohet me Marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Komunës së Hanit të Elezit e cila do të nënshkruhet gjatë muajit korrik.
Ai tha se në konferencën e parë planifikuese do të jenë të ftuar edhe Drejtorët e drejtorive përgjegjëse për mbrojtje dhe shpëtim të cilët do të jenë edhe pjesë e realizimit të ushtrimit fushorë.
Lidhur me objektivat e këtij ushtrimi si dhe skenarët e planifikuar për këtë ushtrim, kryetarin Suma e njoftuan Nënkolonel Milaim Musliu, Komandant i NJNRK-së dhe Major Arife Halili shefe e bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (BCU-së)në MFSK.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma urojë zyrtarët e Lartë të FSK-së për punën që janë duke bërë në interes të ngritjes së kapacitete të FSK-së,
Ai u zotua se Komuna e Hanit të Elezit do të ofrojë të gjithë përkrahjen e nevojshme që ky ushtrim të realizohet sa më mirë .
Ushtrimi Fushorë “Shqiponja 5” planifikohet të realizohet në muajin Tetor dhe do të përfshihen Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Prizrenit.
