Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune zyrtarë të Fondacionit “Terre des hommes” me në krye znj. Alketa Lasku zv Drejtoreshë e Fondacionit dhe z, Naim Bilalli Menagjer të rasteve të “Fondacionit Terre des hommes”.
Në takim ku ishin prezent edhe Musafer Dernjani, Drejtorë i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Amir Bushi, Drejtorë i Qendrës për punë sociale u trajtua tema e respektimit të të drejtave të fëmijëve sipas standardave ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve të aplikueshme në Kosovë.
Për të arritur këtë qëllim Komuna e Hanit të Elezit dhe “Fondacioni Terre des hommes” nënshkruan “Marrëveshje Bashkëpunimi” me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në bazë të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, standardeve tjera ndërkombëtare dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.
Sipas“Marrëveshjes së Bashkëpunimi” misioni i "Terre des hommes" në Kosovë është mbrojtja e fëmijëve dhe krijimi i një rrjeti të sigurt për fëmijë në Kosovë, dhe qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është formalizimi i bashkëpunimit në mes të palëve me qëllim të ngritjes së nivelit të mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, duke siguruar bashkëpunimin dhe koordinimin ndër-institucional dhe të profesionistëve përgjegjës.
Kjo do të arrihet duke bashkërenduar punën në mes të Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në veçanti Qendrës për Punë Sociale (QPS) për themelimin dhe funksionalizimin e plotë të Tryezës për Menaxhimin e Rasteve (TMR) si dhe duke siguruar bashkëpunimin dhe koordinimin efikas në mes të gjithë anëtarëve të TMR-së në identifikimin e hershëm, referimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve në rrezik të mesëm dhe të lartë, të definuar me rregulloren e brendshme të TMR-së.
Marrëveshje e mirëkuptimi siguron që procedurat dhe standardet për mbrojtjen e fëmijëve të aplikohen plotësisht gjatë punës së profesionistëve përgjegjës
“Fondacioni Terre des hommes” do të përkrahë themelimin dhe funksionimin e Grupeve Këshilluese të Komunitetit (GKK) me përkrahjen e Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete (ZKKK) përmes përfaqësimit të komuniteteve në këtë grup lidhur me identifikimin e hershëm të fëmijëve në rrezik, referimin dhe përkrahjen e familjeve si dhe organizimin e iniciativave të ndryshme në nivel komuniteti dhe komune për adresimin e çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve, promovimin dhe avokimin për të drejtat e fëmijëve dhe familjeve në nevojë.
