Kryetari I Komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma dhe Kryetari I Komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti R.Maqedonis me një simbolik rasti mbjellën nga një fidane në pikën kufitare të Bllaces në kuadër të Projektit ,,Mbjelle ardhmërin tënde”.
Duke e shfrytëzuar këtë takim dy Kryetarët vizituan edhe Komunë e Sarajit me që rastë u bisedua për shumë tema që kanë të bëjne me bashkëpunimin e dy Komunave në fusha të ndryshme që do të ndihmonte si zhvillimin ekonomik ashtu edhe bashkëpunimin kulturor.
Ishte vlerësim I dy Krytarëve se hapja edhe i një vendëkalimi kufitarë ndërmjet fshatrave Guranë dhe Radushë është nevojë e kahmotshme për shkak të shumë lidhjeve familjare të këtyre vendbanimeve.
Kjo iniciativë do të përcillet edhe në nivele shtetërore në mënyrë që të jetësohet sa më shpejtë
Zyra për Informim