Hani i Elezit 03.07.2014
Kryetari i komunës Rufki Suma priti sot në takim pune znj.Merita Barileva dhe znj.Fatime Rrahmani, Zyrtare nga Programi ”DEMOS”.
Programi DEMOS është program i cili përkrahë 17 Komuna të Republikës së Kosovës:Gjakovë,Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Kamenicë, Kllokot, Lipjan, Novobërdë, Partesh, Prishtinë, Rahovec, Shtime dhe Viti. Programi DEMOS gjithashtu punon edhe me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Financave si dhe Ministritë tjera të linjës dhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Qëllimi i programit për decentralizim dhe përkrahje të komunave (DEMOS) është “Kosova është shtet demokratik dhe i decentralizuar ku komunat e ushtrojnë qeverisjen gjithëpërfshirëse dhe japin shërbime më cilësore për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
DEMOS-i këto qëllimi dëshiron ti arrin përmes 3 synimeve:
1.Përkrahje dhe përmirësim të prekshëm në 3 shërbime publike:mbeturina, Hapësira publike dhe mobilitet.
2.Qeverisje e mirë dhe performancë e përmirësuar e komunave (financa dhe shërbime publike)
3.Korniza ligjore e aplikueshme.
Programi përveç punës me ekzekutiv një vëmendje dhe përkrahje të veçantë do të ketë edhe për legjislativin e komunave partnere. Si hap i parë në këtë drejtim është nënshkruar “Memorandumi i Mirëkuptimit” për bartje të pronësisë dhe përgjegjësisë për mirëmbajtje të pajisjeve të teknologjisë informative ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit nga kryetari i komunës Rufki Suma dhe HELVETAS Swiss Intercooperation-Përkrahje për Komuna dhe Decentralizim(DEMOS) të cilin e përfaqëson z.Norbert Pijls, Kordinator i projektit.
Qëllimi i këtij Memorandumi është dhënia donacion e pajisjeve të teknologjisë informative, një Laptop dhe një Printer Skaner të cilat do të përdoren për nevoja të punës të Kuvendit të Komunës. Programi DEMOS dhe komuna e Hanit të Elezit do të bashkëpunojnë deri në vitin 2017.
Zyra për informim
