Kryetari I komunës Rufki Suma ka pritur anëtarët e Komisionit të Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave ,për të zyrtarizuar pranim dorzimin e dosjeve si dhe paisjeve teknike të njësisië së zjarfikësve të Hanit të Elezit.
Hasan Kadrija në emër të komisionit të AME-së tha se shpresojmë se pas nënshkrimit të memorandumi dhe kalimit të kompetencave nga niveli lokal në atë qendror do të bëhet një menaxhim më i mirë i krizave dhe i fatkeqësive të ndryshme.
Z. Suma tha se me marrëveshjen e arritur do të vendoset një mekanizëm institucional duke u zotuar se do të bashkëpunoj ngushtë me mekanizmat përcjellës në të mirën e qytetarëve. Gjatë këtij takimi ai i njoftoj përfaqësuesit e Agjensionit lidhur me gjendjen e këtyre shërbimeve duke shpresuar se shumë vështirësi me të cilat janë përballuar ata do të eliminohen me rastin e implementimit të këtij memorandumi.
Sipas memorandumit të nënshkruar për transferim te pjesëtarëve të Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit, komuna dhe AME-ja do të koordinohen për transferimin këtij shërbimi nga niveli komunal në nivelin qendror. Pjesëtarët e këtij shërbimi prej tani janë staf i MPB dhe menaxhohen nga AME-ja.
Pas takimit në zyrën e kryetarit të komunës ,pasoi vizita edhe në objektin e zjarfikësve me ç’rast komisioni i komunës së Hanit të Elezit dhe komisioni i AME-së bën pranim dorëzimin e pisjeve dhe mjeteve të njësisë së zjarëfikësve .
Në bazë të memorandumit, përveç personelit do të transferohen edhe të gjitha pajisjet dhe mjetet nga Komuna në MBP-AME. Po ashtu komuna ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e shërbimit, të cilat janë pranuar nga komisioni i themeluar nga MBP.
Së bashku me personelin dhe pajisjet, për AME-në do të bartet edhe buxheti i planifikuar nga komuna për këtë shërbim.
Zyra për Informim