Kryetari i komunës Rufki Suma dhe Agjencioni Kadastral i Kosovës(AKK) përfaqësuar nga Prof.dr.Murat Meha Kryeshef i AKK-së nënshkruan sot “Memorandum Mirëkuptimi”
Qëllimi këtij memorandum është implementimi i nenit 29 të Ligjit nr.04-L/013 për Kadastër dhe në bazë të nenit 19 paragrafi 1 dhe 3 (Bashkëpunimi Institucional) të Udhëzimit administrative nr.02/2012 për rindërtimin e kadastrit dhe regjistrit të të drejtave në pronën e paluajtëshme.
Ky “Memorandum Mirëkuptimi” do të realizohet përmes projektit RECAP i cili financohet nga Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës ndërsa implentohet nga AKK-ja.
Banka Botërore është duke përkrahur AKK-në dhe ZKK-të përmes projektit për regjistrimin e pronës së paluajtëshme në kadastër (RECAP), projekt ky që ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e tregut të tokës dhe pronave si dhe të ngritë shkallën e sigurisë mbi pronën e paluajtëshme. Komponentet e RECAP-it fokusohen në përmirësimin e administrimit komunal me pronat e paluajtëshme si dhe në përmirësimin e kapaciteteve të ZKK-ve për të ofruar shërbime. RECAP do të përkrah ZKK-të me regjistrim sistematik në mirëmbajtjen dhe kompletimin e të dhënave kadastrale mbi pronën e paluajtëshme dhe regjistrimin e saj në SIKTK. Zyret komunale kadastrale do ti japin përkrahje procesit të regjistrimit sistematik, do të marrin pjesë në procesin e kontrollit të kualitetit të punëve të kryera nga operatorët ekonomik dhe do ti integrojnë në të dhënat e regjistrimit sistematik në regjistrin kadastral, pas aprovimit të kualitetit të të dhënave nga ana e Agjencionit Kadastral të Kosovës(AKK).
Për kryetarin e komunës Rufki Suma dhe Kryeshefin e AKK-së Prof.dr.Murat Meha ky projekt është në vazhdën e bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe AKK-së. Për z.Meha përfitimet e implementimit me sukses të këtij projekti do të jenë të shumë anëshme nga se do të përfitojnë si qytetarët e zonave të planifiuara për realizimin e këtij projekti por edhe ZKK-ja dhe AKK-ja.
Ndërsa për kryetarin Suma përzgjedhja e zonave kadastrale Paldenicë, Seqishtë dhe Gorancë për ta implementuar këtë projekt është tejet e qëlluar nga se në këto zona kadastrale ka pasë më së shumti zhvillime dhe ndryshime në hapsirat e tyre kadastrale dhe do të jetë mundësi e mire që qytetarët e këtyre zonave ta shfrytëzojnë këtë rast për rregullimin afatgjatë të gjendjes së pronave të tyre.
Zyra për Informim