Komitetit për Politik dhe Financa, mban mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2024.
Komiteti për rend të ditës shqyrtoi:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Raporti i punës së kryetarit të komunës për vitin 2023.
- Raporti i punës së kuvendit të komunës për vitin 2023.
- Propozim vendim për shpalljen me interes të përgjithshëm të gjashtë parcelave kadastrale.
- Raporti financiar për vitin 2023 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
- Informatë mbi procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje dhe legalizimin e tyre.
- Të ndryshme.
Me punën e komitetit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.