Komiteti për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi I procesverbalit nga mbledhje e kaluar
2.Raporti I punës I Komitetit për Komunitete për vitin 2025.
3.Informatë për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2025.
4.Të ndryshme.
Komiteti e plotësoi rendin e punës edhe me pikat.
Me propozim të këshilltarit z.Menduh Vlashi
-Informatë mbi gjendjen në SH.M.L “Dardania “ në Han të Elezit
Si dhe me propozim të Kryesuesit të Kuvendit z.Florim Shkreta
-Propozim Vendim për ngritjen e pagës për punëtorët e NPL “Pastrimi” Hani I Elezit.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi I Kuvendit z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari I Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive të komunës.