KPF për rend të ditës shqyrtoi:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Raporti financiar për periudhën Janar – Mars 2025.
- Raporti periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit .
- Propozim-Vendim për ndarjet e mjeteve financiare për “Ditët e Kulturës dhe Festivalin Mbarëkombëtarë Hani i Elezit 2025” – Edicioni i tretë “.
- Raporti financiar për periudhën Janar – Mars 2025 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
- Të ndryshme.
Me propozim të Drejtoreshës për Buxhet dhe Financa znj.Lindita Ballazhi, Komiteti për Politikë dhe Financa e plotësoi rendin e punës edhe me pikën
-Kërkesë për bartjen e bilancit të pashpenzuar nga viti 2024 në vitin 2025
Me punën e Komiteti për Politikë dhe Financa udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta