KPF për rend të ditës shyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Plani i punës së ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2025.
3. Plani i punës së këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2025.
4. Plani i punës së komitetit për komunitete për vitin 2024.
5. Draft rregullorja komunale për menaxhimin të pasurisë jo financiare komuna Hani i Elezit.
6. Raporti mbi planin e integritetit për vitin 2024.
7. Propozim vendim për hapjen e debatit publik për draft planin zhvillimorë të Komunës së Hanit të Elezit.
8. Propozim vendim për ndërtesat e vjetra kolektive të cilat janë në zonën urbane.
9. Propozim vendim për listën e veçantë të pronave të paluajtshme të komunës për vitin 2025 të cilat parashihen të jepen për shfrytëzim.
10. Rishqyrtimi i aktit normativ rregullorja për taksa komunale për vitin 2025.
11. Rishqyrtimi i ligjshmërisë së aktit për z.Endrit Curri për ndërrim-destinimin e pronës.
12. Rishqyrtimi i ligjshmërisë së aktit për z.Faton Curri për ndërrim-destinimin e pronës.
13. Informatë për ndarjen e subvencioneve në bujqësi
14. Të ndryshme.
Me propozim të z.Nexhmedin Daci Drejtor i DUKMM pika e 7. Propozim vendim për hapjen e debatit publik për draft planin zhvillimorë të Komunës së Hanit të Elezit u largua nga rendi i ditës nga kjo mbledhje.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe Drejtorët e drejtorive të komunës.