Hani i Elzit 16.10.2014
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2014.
KPF-ja për rendë të ditës shqyrtoi:
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar
-Shqyrtimi i Planit të Punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2015
– Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të mjeteve buxhetore për periudhën janar-shtator 2014
– Shqyrtimi i raportit të DKA-së mbi suksesin e arritur për fundin e vitit shkollorë 2013/14 në SHFMU dhe SHML.
-Shqyrtimi i draft Rregullores për rrugët lokale dhe rrugët në vendbanime.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa pa vërejtje miratuan procesverbalin nga mbledhja e kaluar.
Kuvendit i Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2015 planifikon t’i mbajë gjithsej njëmbëdhjetë mbledhje të rregullta dhe çdo mbledhje të kuvendit i paraprin mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.Kështu vendosi KPF-ja të ja propozoj për miratim Kuvendit të Komunës në seancën e rradhës.
Të gjitha mbledhjet e rregullta të Kuvendit të Komunës do të jenë të hapura për qytetarë dhe përfaqësues të mediave publike. Nëse ndonjë mbledhje e rregullt apo pjesë e mbledhjes do të mbahet me dyer të mbyllura atëherë për këtë duhet të vendosë Kuvendi i Komunës. Nëse mbledhja mbahet me dyer të hapura në mbledhjet mund të marrin pjesë qytetarët e komunës dhe përfaqësues të mediave në përputhje me kushtet dhe mundësitë fizike.
KPF-ja pa vërejtje miratoi raportin e shpenzimeve të mjeteve buxhetore për periudhën janar-shtator 2014 si dhe së raportin mbi suksesin e arritur për fundin e vitit shkollorë 2013/14 në SHFMU dhe SHML të prezantuar nga DKA-ja.
Komiteti për Politikë dhe Financa miratoi draft Rregulloren për rrugët lokale dhe rrugët në vendbanime.Sipas kësaj rregullore të propozuar, përcaktohet pozita juridike e rrugëve publike, ndërtimi, mirëmbajtja e rrugëve, masat mbrojtëse, qeverisja dhe mbikëqyrja e rrugëve lokale dhe atyre në vendbanime, në territorin e Komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për Informim
.