Komiteti për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i punës së kryetarit të komunës për periudhën Janar – Qershor 2024.
3. Shqyrtimi i rregullores për taksa komunale për vitin 2025.
4. Propozim vendim për miratimin e planit lokal të veprimit për cilësi të ajrit në territorin e komunës së Hanit të Elezit për vitet 2024-2029.
5. Raporti për vlerësimin e performances së Komunës për vitin 2023.
6. Informatë mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2023-2024.
7. Informatë për korrje shirjet.
8. Të ndryshme.
Me propozim të z.Hisni Luri Drejtor i Arsimit, KPF e plotësoi rendin e ditës me pikën
-Plotësim ndryshim i Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve.
Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.